Home / Sport / Pollozhani: 99% do iki nga Maqedonia

Pollozhani: 99% do iki nga Maqedonia

“Për momentin jam në Strugë dhe në cdo moment pres të mësoj se ku do të vazhdoj karierrën. 99% do të largohem nga Maqedonia, pasi më këtu nuk mund të vazhdoj. Ku do që të shkoj, jam i sigurtë se do të jem më mirë se në Maqedoni, pasi më keq se këtu nuk ka askund”, – deklaroi mesfushori strugan Artim Pollozhani.

Tatëpjeta që vite me rradhë ka kapluar futbollin e Maqedonisë, gjithnjë e më shumë është duke dëshpruar ata që dretëpërsëdrejti meren dhe jetojnë nga ky sport, futbollistët. Sigurisht që kriza ekonomike botërore është reflektuar edhe në vendin tonë, ndërsa nuk ka mbetur i paprekur sporti, konkretisht futbolli. Futbollistët ankohen se kështu nuk mund të vazhdohet dhe i madh është numri i atyre që vendosin të largohen nga Maqedonia. Rast më freskët është mesfushori strugan Artim Pollozhani, i cili me cdo kusht paralajmëron largim nga Maqedonia, pa përmendur destinacionin e mundshëm të tij.
“Për momentin jam në Strugë dhe në cdo moment pres të mësoj se ku do të vazhdoj karierrën. 99% do të largohem nga Maqedonia, pasi më këtu nuk mund të vazhdoj. Ku do që të shkoj, jam i sigurtë se do të jem më mirë se në Maqedoni, pasi më keq se këtu nuk ka askund”, – u shpreh Pollozhani, i dëshpruar maksimalisht nga gjendja e futbollit maqedonas. Pollozhani gjysmësezonin e pranveror luajti për skuadrën e Vardarit, ndërsa tani pret që menaxherët e tij ti gjejnë angazhim jashtë vendit. “Më besoni se as unë nuk e dij se cili do të jetë destinacioni i rradhës. Ka njerëz të cilët punojnë në këtë drejtim dhe së shpejti do më njoftojnë se ku do të vazhdoj. Menaxherët nuk duan të shpalosin detale, pasi e dini se te ne të shumtë janë ata të cilët nuk hezitojnë të prishin punë. Megjithatë së shpejti do të mësohet gjithcka dhe shpresoj që karierra ime të vazhdojë në drejtim pozitiv”.
Për Artim Pollozhanin kjo nuk do të jetë hera e parë që del jashtë vendit. Ai, dy herë ka luajtur për Dinamon e Tiranës, ndërsa ishte pjesë edhe e skuadrës gjermane Koblenz, si dhe ekipit kroat Kroacia Sesvete. Në Maqedoni, Pollozhani ka luajtur për Bashkimin e Kumanovës, ndërsa shkallën më të lartë e arriti në fanellën e Shkëndijës së Tetovës, prej ku kaloi në Makedonija Gj.P.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *