Home / Sport / Portugalia, sfidë të vështirë ndaj Bregut të Fildishtë

Portugalia, sfidë të vështirë ndaj Bregut të Fildishtë

Bregu i Fildishtë dhe Portugalia do të përballen në një ndeshje të nxehtë në grupin G në stadiumin “Nelson Mandela”, në Port Elizabet, sot në orën 16:00.

Për Bregun e Fildishtë do të mungojë sulmuesi i tyre i fuqishëm, Didier Drogba, i zëvendësuar nga Sejdu Dumbia. Drogba u është rikthyer stërvitjeve pas ndërhyrjes në krahun e tij, por trajneri i “Elefantëve afrikanë”, Sven Goran Erikson nuk ka ndërmed ta hedhë në fushë 32-vjeçarin që shënoi 37 gola sezonin e kaluar për Çelsin në të gjitha kompeticionet.
Kolo Ture do të jetë kapiteni i ekipit nëse Drogba nuk do të luajë, ndërkohë që Salomon Kalu dhe Dumbia parashikohen të jenë në linjën e sulmit.
Eriksoni e njeh shumë mirë Portugalinë, pasi ata eliminuan Anglinë e tij me penallti në çerekfinalet e Euro 2004 dhe në Kupën e Botës në “Gjermani 2006”.
Portugalia do të mbështetet plotësisht tek ylli Kristiano Ronaldo dhe shpreson se ai do të jetë i aftë të shfaqë performancën e tij të fuqishme te Reali i Madridit në Kupën e Botës.
Trajneri portugez Karlos Keiroz ndjen shqetësime në lidhje me gjendjen fizike të anësorit Simao Sabroza, ndërkohë që Nani mbeti jashtë botërorit për shkak të dëmtimit.
Ndeshja mund të vendosë fatin e njërës prej skuadrave, pasi në të ashtuquajturin “grup i vdekjes”, ku bën pjesë edhe pesë herë kampioni i botës, Brazili, gjithçka është e vështirë për dy vendet e para që kualifikohen për në fazën tjetër.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *