Home / Lajme / Rajon / Prehet i qetë deshmori Afrim Zhitia

Prehet i qetë deshmori Afrim Zhitia

2 qershor-
i Ahmeti i cili mes tjerash tha:

”… Ju sjell tërë respektin dhe nderimin e popullit shqiptar nga Maqedonia, të shokëve dhe bashkëveprimtarëve, të shokut e drejtuesit të lartë të Levizjes së vitit të madh të luftës për liri e pavarësi të Kosovës 1989, ilegalin sypatrembur dhe intelektualin e guximshëm Afrim Zhitia.

Në fshatin Llugë të Besjanës së Kosovës u bë rivarrimi i mbetjeve mortore të heroit të kombit Afrim Zhitia dhe përurimi i obeliskut kushtuar këtij kolosi të lëvizjes politike ilegale shqiptare të viteve 80-ta të shekullit të kaluar.

Në ceremoninë e bartjes së eshtrave dhë rivarrimin pranë obeliskut morrën pjesë me qindraqytetarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora në mesin e të cilëve Presidenti i Kosovës z. Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari z.Jakup Krasniqi, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, sekretari gjeneral i BDI-së, z.Abdilaqim Ademi, nënkryetarët e BDI-së Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, deputetë dhe zyrtarë tjerë të lartë shtetëror.

Manifestimin e shpalli të hapur kryetari i Klubit politik ”Afrim Zhitia” nën organizimin e të cilit u realizua ky eveniment, Presidenti Sejdiu, kryeparlamentari Krasniqi dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i cili mes tjerash tha:

”… Ju sjell tërë respektin dhe nderimin e popullit shqiptar nga Maqedonia, të shokëve dhe bashkëveprimtarëve, të shokut e drejtuesit të lartë të Levizjes së vitit të madh të luftës për liri e pavarësi të Kosovës 1989, ilegalin sypatrembur dhe intelektualin e guximshëm Afrim Zhitia.

Më kujtohet si sot kur morrëm lajmin e hidhur se në Bregun e Diellit, në luftën dhe qëndresën e madhe por të pabarabartë, i barikaduar me shokun e tij Fahri Fazliu, Afrim Zhitia jo vetëm nuk kishte pranuar të dorëzohej e të dilte kokëulur e i lidhur me këmbë e duar por me armatimin e paktë që kishte zbatonte me heroizëm të pashembullt vendimet e mbledhjes themeluese të Komitetit drejtues të mbajtur në malet e Berishës legjendare se në duart e armikut kurrë nuk do të biem, por do te luftojmë deri ne pikën e fundit të gjakut.

Heroi legjendar Afrim Zhitia, ky emër i madh i luftës ilegale për liri dhe clirimin e Kosovës ka të drejtën e madhe që të ndërrojë vendvarrin e Tij sepse këtë privilegj të vecantë mund ta ketë vetëjm Ai, që të gjitha energjitë, tërë potencialin njerëzor dhe intelektual, përpjekjet dhe gjakun e vet e vendos pa hezitim por me vendosmëri të pashoq në shërbim të luftës për liri e clirim të atdheut.
Ky monument që është ngritur me djersën e popullit shqiptar nga Maqedonia për të qëndruar me mijëra vjet në ballë të kokës së udhëheqësit të luftës për dëbimin e pushtuesve nga Kosova është e do të jetë nderimi më meritor që tregon se kështu si obelisku vigan edhe Afrimi ynë ishte palca kurrizore e veprimit politik ilegal në Kosovë e vise..”

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *