Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria injoron gjuhën shqipe në Tetovë

Qeveria injoron gjuhën shqipe në Tetovë

20 qershor-
Në këtë ceremoni inaguruese, të sallës ku shumica e nxënësve janë shqiptarë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov, nuk ka pranuar që fjalimi i tij të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Injorimi i përkthimit të gjuhës shqipe ndodhi edhe me kryeministrin, kurse nga ana tjetër zëvendësministrja e arsimit Lindita Qazimi, kryetari i komunës Sadi Bexheti dhe drejtori i shkollës Halit Dehari, lejuan që fjalimet e tyre të përkthehen edhe në gjuhën maqedonase

Urim Hasipi
Tetovë, Pas një vit e gjysëm nga fillimi i punëve për rregullimin e sallës së sportit në shkollën e mesme të mjekësisë Nikolla Shtejn, në Tetovë, të shtunën më në fund është lëshuar në përdorim. Në ceremoninë e lëshimit në përdorim të kësaj salle, kanë marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i arsimit Nikolla Todorov, zëvendësja e tij Lindita Qazimi, kryetari i komunës Sadi bexheti nxënës, deputet dhe profesorë. Në fjalimin e tij para të pranishmëve kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, tha se në komunën e Tetovës përveç kësaj salle janë duke u ndërtuar edhe tre salla tjera. Ndërkohë që, zëvendësministrja e arsimit Lindita Qazimi, tha se me rregullimin e këtyre kushteve ne krijojmë për funskionimin e institucioneve arsimore sipas standardeve të nevojshme që kërkohen nga strukturat e ndryshme evropiane.Ndërkaq, kryeministri Nikolla Gruevski, në fjalimin e tij, tha se salla është një investim prej 40 milion denarëve, me një hapësirë prej 1300 metra katrorë, me 400 ulëse, e cila është e përshtatshme për sporte të ndryshme, si futboll të vogël, volejboll, basketboll, dhe veprimtari tejra atletike. Në këtë ceremoni inaguruese, të sallës ku shumica e nxënësve janë shqiptarë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov, nuk ka pranuar që fjalimi i tij të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Injorimi i përkthimit të gjuhës shqipe ndodhi edhe me kryeministrin, kurse nga ana tjetër zëvendësministrja e arsimit Lindita Qazimi, kryetari i komunës Sadi Bexheti dhe drejtori i shkollës Halit Dehari, lejuan që fjalimet e tyre të përkthehen edhe në gjuhën maqedonase. Për këtë injorim të përkthimit të fjalimeve në gjuhën shqipe, në komunën e Tetovës sqaruan se protokolli ka qenë i përgatitur nga qeveria, kurse përkthyesi në këtë ceremoni Mursel Murseli, edhe pse ishte i gatshëm, të përkthejë, atij i është bërë me shenjë nga ana e Todorovit që të mos përkthehet fjalimi i tij, në gjuhën shqipe. Ndryshe, Gruevski, nga viti 2006, në shumë ceremoni të ndryshme në Tetovë, fjalimin e fillonte me disa fjalë në gjuhën shqipe, por kësaj radhe ka hezituar të bëjë një gjë të tillë. Në karriget e sallës ishin ulur edhe disa nxënës dhe disa aktivistë të VMRO-DPMNE-së të cilët me ovacione kanë pritur ardhjen e Gruevskit.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *