Home / Sport / Ramdani vazhdon në Shqipëri

Ramdani vazhdon në Shqipëri

“Një gjë është e sigurtë, kampionati shqiptar do të ketë përparësi, para këtij në vendin tonë, pasi këtu gjërat janë vetëm duke u përkeqësuar”, – deklaroi “Zeko”-ja.

Mbrojtësi shkupjan Zekirja Ramdani me shumë gjasa karierrën e tij futbollistike do ta vazhdojë në kampionatin shqiptar. Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës së Vardarit, mirëpo si shumë futbollistë tjerë, edhe ai është i dëshpruar nga gjendja e futbollit në vendin tonë. Pikërisht për këtë shkak Ramdani është në bisedime intensive me drjetuesit e Besës së Kavajës, skuadër ku ka luajtur para disa viteve dhe tani gjasat janë të mëdha që ai të rrikthehet përsëri atje.
“Këto ditë pres përgjigje nga drejtuesit e Besës. Do të kem një takim me kryetarin e skuadrës nga Kavaja, pas cka do të sjell vendimin për vazhdimin e karierrës. Besoj se Kavaja do të jetë destinacioni im i rradhës, mirëpo kam oferta edhe nga disa skuadra tjera nga kampionati i Shqipërisë. Një gjë është e sigurtë, kampionati shqiptar do të ketë përparësi, para këtij në vendin tonë, pasi këtu gjërat janë vetëm duke u përkeqësuar”, – deklaroi “Zeko”-ja.
Ramdani njeh mirë situatën në futbollit shqiptar, pasi në të kaluarën me sukses është paraqitur në ekipin e Besës nga Kavaja. Ai në Maqedoni u rrikthy në taborin e Shkëndijës së Tetovës, prej ku kaloi në Vardar. Në të kaluarën në Maqedoni, Ramadani ka luajtur për Rabotnickin, Bashkimin dhe Slloga Jugomagnatin, ndërsa një kohë luajti edhe në kampionatin e Azerbejxhanit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *