Home / Lajme / Maqedoni / Rasmusen takohet me Gruevskin dhe Ahmetin

Rasmusen takohet me Gruevskin dhe Ahmetin

18 qershor-
Është e qartë që vendi juaj vazhdon që të arrijë përparim në realizimin e standardeve të NATO-s. E vlerësojmë përparimin që keni arritur dhe përkushtueshmërinë tuaj për reformat e nevojshme, por mbetet që të bëhen reforma të rëndësishme, kështu që mesazhi im është që të vazhdoni me reformat, vazhdoni që të kontribuoni dhe sa më shpejt që është e mundur gjeni zgjidhje për çështjen me emrin. Këto janë çelësat për derën në NATO”, tha Rasmusen,

Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrime (BDI) Ali Ahmeti është shprehur optimist pas takimit me shefin e NATO-s Anders Foghs Rasmusen se kontesti i emrit të Maqedonisë me Greqinë do zgjidhet shpejt. Ahmeti tha pas takimit të shkurtër që ka patur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, se ai prêt një zgjidhje të shpejt të emrit të vendit e njëkohësisht me këtë edhe inkuadrim të Maqedonisë në NATO dhe në BE. Ahmeti ndërkohë tha se në takim me Rasmusenin është biseduar edhe për tre kërkesat që ai ia ka transmetuar kryeministrit Nikola Gruevskit (rasti i Sopotit, statusi i ish-luftëtarëve të Uçk-së dhe rastet e rihapura të hagës nga gjykatat vendore). Ai shtoi se temë diskutimi kanë qenë edhe marrëdhëniet ndër-etnike, të cilat sipas Ahmetit, janë kusht për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë. Se cilat ishin qëndrimet e Rasmusenit nga ky takim për këto çështje nuk dihet, sepse shefi i NATO-s nuk u paraqit para gazetarëve pas takimit me kreun e BDI-së. Zgjidhja e kontestit për emrin dhe vazhdimi i reformave janë çelësi për hyrjen e Maqedonisë në NATO, deklaroi sot në Shkup sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen në pres-konferencën e përbashkët me kryeministrin Nikolla Gruevski. “Është e qartë që vendi juaj vazhdon që të arrijë përparim në realizimin e standardeve të NATO-s. E vlerësojmë përparimin që keni arritur dhe përkushtueshmërinë tuaj për reformat e nevojshme, por mbetet që të bëhen reforma të rëndësishme, kështu që mesazhi im është që të vazhdoni me reformat, vazhdoni që të kontribuoni dhe sa më shpejt që është e mundur gjeni zgjidhje për çështjen me emrin. Këto janë çelësat për derën në NATO”, tha Rasmusen, duke premtuar përkrahje të mëtejshme nga Aleanca për realizimin e këtij qëllimi.Kryeministri Gruevski nga ana e tij theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet një nga prioritetet më të larta të Maqedonisë të shprehur përmes përkrahjes së lartë të qyetarëve dhe me pjesëmarrjen në misionet e Aleancëas. Në kontekst të Samitit të ardhshëm në Lisbonë, tha Greuvski, Maqedonia do të vazhdojë të punojnë në mënjanimin e pengesës kryesore për anëtarësim në NATO. “Edhe më tej vazhdojmë që të kërkojmë zgjidhjen për problemin. Nga ana jonë bëhet maksimumi, ndërsa këtë e presim edhe nga ana tjetër. Deri atëherë Maqedonia mbetet një faktor stabil i NATO-s. Vazhdojmë me reformat dhe me misionet tona në NATO”, porositi kryeministri i Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *