Home / Lajme / Maqedoni / Rasti Sopot: Presin me padurim lirimin

Rasti Sopot: Presin me padurim lirimin

26 qershor-
Ishalla më në fund na kthehen, sepse na është tharë shtëpia, toka, fëmijët u rritën dhe ata na i morën të pafajshëm në atë mëngjes të kobshëm shtatë vjet më parë”, rrëfejnë nënat dhe gratë e familjeve sopotase, të cilët janë në pritje të lirimit të katër familjarëve të tyre nga burgu i Idrizovës, pas vendimit të këshillit gjyqësor penal të Kumanovës për rigjykimin e rastit që daton nga viti 2003

“Pa i parë djemtë tanë të shkelin pragun e shtëpisë, nuk mund të besojmë. Ishalla më në fund na kthehen, sepse na është tharë shtëpia, toka, fëmijët u rritën dhe ata na i morën të pafajshëm në atë mëngjes të kobshëm shtatë vjet më parë”, rrëfejnë nënat dhe gratë e familjeve sopotase, të cilët janë në pritje të lirimit të katër familjarëve të tyre nga burgu i Idrizovës, pas vendimit të këshillit gjyqësor penal të Kumanovës për rigjykimin e rastit që daton nga viti 2003

Një shprese gëzimi është kthyer pranë familjeve të 11 banorëve të dënuar të fshatit Sopot. Në fytyrat e tyre vërehet padurimi për të parë të afërmit e tyre, pas vendimit të Gjykatës së Kumanovës për përsëritjen e procesit gjyqësor të Sopotit dhe lënien për t`u mbrojtur të lirë katër të burgosurit në Idrizovë. Të hënën të lihen të lirë që të kthehen në shtëpi plaku Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani të dënuar me nga 14 vjet burg, ndërsa i burgosuri i pestë Zenel Klaiqi dhe gjashtë banorët e tjerë të akuzuar që janë në arrati do të presin një vendim të Gjykatës së Apelit, pas ankesës së bërë nga pala mbrojtëse. Edhe ata shpresojnë se do të ketë rigjykim të tërë procesit dhe do të lihen të lirë për t`u mbrojtur. Ankth dhe lotë në sy mbretërojnë në mesin e familjarëve, ndërkaq janë fëmijët ata që presin baballarët e tyre që të kthehen në shtëpi. Disa prej shumë fëmijëve ishin foshnja, kur i`u arrestuan prindërit, ndërsa ata sot janë të rritur dhe vijojnë shkollimin. Miradije Klaiqi thotë se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se ajo tani ka ngelur të kujdeset për dy parë jetimë, tre fëmijët e Zenelit dhe një tjetër të Hasanit. Edhe Besnik Luftiu, vëllai i të burgosurit Samet Lutfiu thekson se me emocione të mëdha që kurrë nuk i ka përjetuar po e pret ditën e kumtimit të lirimit dhe pritjen e vëllait të tij, Samet Lutfiut. “I presim të hënën që të vijnë në shtëpitë e tyre, pranë nesh, sepse ata ishin të pafajshëm dhe do të dëshmohet kjo”, thekson Besniku, i cili nuk dëshiron të flas shumë për rastin, duke qenë në pritje të ditës së hënë. Banorët theksojnë se lajmin i`a ka kumtuar edhe kryetari i Gjykatës së Kumanovës, Sefer Mehmeti, i cili ka informuar se Këshilli penal pranë Gjykatës themelore të Kumanovës ka vendosur rigjykimin e rastit. Rasti i Sopotit ishte një nga rastet më të errëta pas konfliktit të vitit 2001, kur 11 banorë të fshatit Sopot u dënuan me mbi 150 vite burg, me akuzën ndaj tyre se kishin vendosur një minë, nga shpërthimi i të cilës në vitin 2003, humbën jetën dy ushtarë të NATO-s dhe një civil. Ky rast vazhdimisht ishte dëshmuar se bëhet fjalë për një proces të montuar me prapavijë të agjenturave të rajonit.

Të dënuarit e Sopotit me nga 10 dhe 14 vite burg

1. Sulejman Sulejmani
2. Hasan Klaiqi
3. Samet Lutfiu
4. Shaban Limani
5. Shaqir Sulejmani
6. Bashkim Ukshini
7. Musa Klaiqi
8. Zenel Klaiqi
9. Selman Jahiu
10. Samet Limani
11. Afrim Ukshini

Partitë: Ti jepet fund rastit

Partitë politike kanë përshëndetur vendimin e gjykatës së Kumanovës për rigjykimin e lëndës së Sopotit dhe lirimin e të akuzuarve për t`u mbrojtur të lirë. Nga BDI, theksojnë se ky rast ka qenë një nga tre kërkesat e liderit të partisë së tyre për t`u zgjidhur sa më shpejt. “Rasti i Sopotit është sensibilizuar për një periudhë kohore shumë të gjatë dhe ky sensibilizim dhe aktivitet dhe angazhim edhe nga ana e Komisionit anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut solli në një qëndrim që zgjidhja apo zbardhja e rastit të Sopotit të jetë edhe një nga tre kërkesat e BDI-së prezantuar nga Ali Ahmeti”, ka theksuar deputeti i BDI-së, Tahir Hani. Edhe Demokracia e Re ka përshëndetur vendimin, duke shprehur mirënjohje për vendimin e gjykatës por edhe komisionit parlamentar. “Jemi të bindur se përfundimisht ky rast do të mbyllet dhe sopotasit të dalin nga burgu. Qëndrojmë pas asaj se drejtësia me këtë rast do të sfidojë”, ka theksuar deputeti i DR-së, Abedin Zymberi. Lëvizja “ZGJOHU” dje ka përshëndetur vendimin e gjykatës për Sopotin.
(ILIRIA NEWS AGENCY-INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *