Home / Sport / RENOVA ENDE PA ASNJË NDYSHIM

RENOVA ENDE PA ASNJË NDYSHIM

“Gjithë ato që fliten në opinion janë vetëm spekulime dhe asgjë tjetër. Për momentin në ekip nuk ka kurfarë ndryshimi. Gjithcka është e njëjtë dhe në ditët në vijim do të sjellim ndoshta risitë e para. Deri të dielën do të dihet gjithcka…Ne duam ta mbajmë Vllatko Kostovin. Jemi të kënaqur me punën e tij, pasi ai na solli titullin dhe është normale që duam që ai të vazhdojë të drejtojë skuadrën edhe më tej. Së shpejti do të ulemi të bisedojmë dhe shpresojmë që të arrijmë marrveshje”, deklaroi mes tjerash drejtori sportiv i Renovës Lirim Sahiti.

Edhe pse dita e fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri ofrohet gjithnjë e më shumë, kampionët e ri të Maqedonisë, Renova ende nuk kanë asnjë lëvizje. Gjithcka mbetet e njëjtë si sezonin e kaluar, të paktën deri në momentin kur drejtuesit e klubit do të sjellin vendim për të ndryshuar dicka. Renovën për herë të parë në histori e pret pjesmarja në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe në këtë drejtim duket se do të nevojiten përforcime. Në koluaret futbollistike në vend, posacërisht në Tetovë, me të madhe përfliten emra të ndryshëm si përforcime të mundshme të Renovës, ndërsa nuk mungojnë edhe zërat se Renova sezonin e ardhshëm do të ketë trajner të ri. Megjithatë gjithcka demanton drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti i cili të gjithë zërat i vlerëson si spekulime të klasit të parë.
“Që në fillim dua të them se gjithë ato që fliten në opinion janë vetëm spekulime dhe asgjë tjetër. Për momentin në ekip nuk ka kurfarë ndryshimi. Gjithcka është e njëjtë dhe në ditët në vijim do të sjellim ndoshta risitë e para. Deri të dielën do të dihet gjithcka”, – tha në fillim Sahiti, duke folur më tej edhe për spekulimet rreth stafit teknik. ”Edhe një herë me përgjegjësi ju bindi se gjithë ajo që flitet është spekulim. Asnjë nga emrat që përmenden në opinion nuk janë në bisedime për postin e trajnerit të Renovës, pasi ne duam ta mbajmë Vllatko Kostovin. Jemi të kënaqur me punën e tij, ai na solli titullin dhe është normale që duam të vazhdojë të drejtojë skuadrën edhe më tej. Së shpejti do të ulemi të bisedojmë dhe shpresojmë që të arrijmë marrveshje. Në qoftë se nuk merremi vesh me Kostovin, atëherë do të fillojmë të mendojmë për ndonjë alternativë tjetër. Kjo është e vetmja e vërtetetë, nuk k a tjetër. Dua të shtoj se pasi të vendosim për pozitën e trajnerit, për të cilën mendoj se do të jetë Kostov, atëherë vetë trajneri do të vendosë për futbollistët që do të duhet të largohen dhe për përforcimet që duhet t’i sjellim në skuadër”, përfundoi Sahiti.
Sipas tij pritet që deri të dielën të vijnë risitë e para, ndërsa pas bisedave me Kostovin ndoshta Renova do të bëjë lëvizjet e para në fondin e futbollistëve. Edhe pse ekipi me marrjen e titullit te kampionit tregoi së është më i miri në vend, megjithatë është normale që për sfidat e Ligës së Kampionëve do të nevojitet ndonjë freskim. Në qoftë se ndodh një gjë e tillë, atëherë është më se e sigurtë se Renova do të ketë tepricë futbollistësh, dhe ndoshta dikush do të duhet të largohet. Si do që të jetë mbetet të presim edhe pak, pasi koha për fillimin e përgatitjeve është shumë afër, ndërsa ekipi duhet të kompletohet sa më shpejtë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *