Home / Sport / Renova sot starton me përgatitjet

Renova sot starton me përgatitjet

Sot në orën 16:00, në zyrat e KF Renova, në afërsi të stadiumit të vjetër të qytetit në Tetovë, parashihet që kampionët e ri të Maqedonisë të kenë grumbullimin e parë dhe më pas edhe të dalin në stërvitje.

Edhe pse ishte paralajmëruar se kampionët e ri të Maqedonisë, KF Renova me përgatitjet për sezonin e ri dhe për pjesëmarjen në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, do të fillojnë më 7 qershor, megjithatë kjo gjë nuk ndodhi, pasi erdhi deri të një prolongim dy ditor. Në fakt, kryesia e klubit ende është në bisedime me trajnerin Vllatko Kostov dhe si dhe me disa futbollistë, prandaj të udhës e kanë parë që të shtyjnë për dy ditë startin e përgatitjeve, për të kryer të gjitha bisedimet dhe të kompletuar të fillojnë me punë. Prandaj sot në orën 16:00, në zyrat e KF Renova, në afërsi të stadiumit të vjetër të qytetit në Tetovë, parashihet që kampionët e ri të Maqedonisë të kenë grumbullimin e parë dhe më pas edhe të dalin në stërvitje. Pikërisht sot do të mësohen shumë paqartësi, stafi teknik, fondi i futbollistëve dhe përforcimet eventuale të Renovës, për sezonin e ardhshëm dhe për pjesëmarjen e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve Europian. Prandaj mbetet të presim deri në orën 16:00 dhe të mësojmë më shumë rreth zhvillimeve të fundit në Renovë, pasi deri tani ka egzistuar heshtje totale, që sillte me vete edhe një dozë paqartësie.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *