Home / Sport / “Ringjallet” Danimarka, Kameruni KO

“Ringjallet” Danimarka, Kameruni KO

Përfaqësueses afrikane nuk i mjaftoi goli i Samuel Etosë në fillim të takimit, duke i dhënë lamtumirën botërorit. Danimarka futet në “vallen” e kualifikimit.

Sfida e luajtur në Pretoria, e vlefshme për grupin E, ka dhuruar spektakël dhe raste të shumta për të dy ekipet gjatë gjithë 90 minutëshit. Në fushën e lojës zbritën dy ekipe që i kishin humbur takimet e para në grup (përkatësisht Danimarka me Hollandën 2-0 dhe Kameruni me Japoninë 1-0). Kështu që të dy kombëtaret luanin shansin e vetëm për të mbetur në lojën e kalimit të grupit.

Ndeshja filloi mirë për Kamerunin, që gjeti avantazhin që në minutën e dhjetë me kapitenin Samuel Eto. Skuadra nga Afrika pati edhe raste të tjera për të shënuar, por shpërdoroi shumë para portës kundërshtare. E po nuk shënove do pësosh. Në të 33-tën Niklas Bendtner barazpeshoi rezultatin, duke lënë gjithçka të hapur në pjesën e dytë. Në minutën e 61-të Denis Romedal realizoi pas një kundërsulmi, duke u dhënë danezëve një tripikësh jetik.

Suksesi i skuadrës së Morten Olsenit dha edhe verdiktet e para për grupin E. Kështu, Hollanda siguron matematikisht kualifikimin (me gjashtë pikë), kurse Kameruni i thotë lamtumirë Kupës së Botës pas dy humbjeve. Sfida mes Japonisë dhe Danimarkës do të përcaktojë edhe ekipin e dytë që do të kalojë grupin E.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *