Home / Sport / Rosel president i ri i Barcelonës

Rosel president i ri i Barcelonës

Sandro Rossell do të jetë pasuesi i Joan Laporta pasi ka dalë fitues në zgjedhjet e mbrëmshme për president të ri të Barcelonës.
Biznesmeni 46-vjeçar ka fituar bindshëm ndaj tre rivalëve të tjerë, Agusti Benedito, Marc Ingla dhe Jaume Ferrer duke marrë 61.38% të votave, më së shumti vota që ka marrë dikush në historinë e klubit, 35.021.

Sandro Rosel është zgjedhur president i ri i Barcelonës, ndërsa funksionin nga numri një i deritashëm Hoan Laporta do ta marë më 1 korrik.
Rosel, i cili në vitin 2005 ishte nën-kryetar i Barcelonës, fitoi bindshëm në zgjedhjet , duke grumbulluar 61 % të votave. Konkurenti i tij më i afërt ishte Agusti Benedito, me 15% të votave.
Sandro Rosel do të jetëpresidenti i 39-të i Barcelonës, në historinë 110 vjeçare të klubit.
“Do të jem kryetar për të gjithë. E di se kjo është një pozitë shumë e rëndësishme dhe shumë me përgjegjësi. Megjithatë premtoj se nuk do t’ju zhgënjej”, ka deklaruar presidenti i ri i Barcelonës, Sandro Rosell pas publikimit të rezultateve.

Rosell do të zëvendësoj në pozitën e presidentit të Barcelonës, Hoan Laportan, i cili me 12-të trofe të fituar largohet si presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit katalunas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *