Home / Lajme / Maqedoni / Ruajtja e ambientit tejkalon politikën

Ruajtja e ambientit tejkalon politikën

29 qershor-
”Ministri i ekologjisë i Shqipërisë, Fatmir Mediu, tha se çështjet e ambientit jetësor duhet të na shqetësojnë në nivel rajonal, dhe çështjet ekonomike, politike, fetare, janë minore dhe shumë të vogla ndaj jeve ekologjike dhe në këtë drejtim ne si shtete duhet të kemi qasje të përbashkëta, tha Mediu.

Urim Hasipi
Ruajtja e llojllojshmërisë biologjike në rajonin e Ballkanit sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe në kushte të ndryshme klimatike”, ka qenë tema e konferencës rajonale të ministrave të mjedisit jetësor që është mbajtur sot në Mavrovë.
Konferencën e ka shpallur të hapur ministri imjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Nexhati Jakupi, ndërsa kanë marrë pjesë edhe ministri i Shqipërisë i mjedisit jetësor, pyjeve dhe administrimit të ujrave Fatmir Mediu, ministri sërb i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Oliver Dulliq, ministri malazez i planifikimit hapësinor dhe i mbrojtjes së mjedisit Branimir Gvozdenoviq, dhe ministri kosovar i mbrojtjes së mjedisit Mahir Jagllikar.

Ministri Nexhati jakupi, që ishte edhe nikoqir i kësaj konference tha se sot diskutuam se si është gjendja me biodiversitetin në rajonine Ballkanit, dhe të mbështesim procesin që e definon qëllimin e ri për biodiversitetin deri në vitin 2020, i cili duhet të miratohet në nagojë në tetor të vitit 2011.

”Ministri i ekologjisë i Shqipërisë, Fatmir Mediu, tha se çështjet e ambientit jetësor duhet të na shqetësojnë në nivel rajonal, dhe çështjet ekonomike, politike, fetare, janë minore dhe shumë të vogla ndaj jeve ekologjike dhe në këtë drejtim ne si shtete duhet të kemi qasje të përbashkëta, tha Mediu.

Edhe kolegu i tij kosovar Mahir Jagllikar, tha se Kosova si shtet i ri punon në drjetim të hartimit të strategjisë dhe ligjeve të cilët kanë të bëjnë me mbrojtjen ekologjike dhe vetëm respektimi i këtyre ligjeve dhe strategjive na hapën rrugën drejt aderimit në BE, tha ai.Edhe ministrat tjerë kanë ndarë këtë mendim, duke theksuar se bashkëpunimi i shteteve në këtë drejtim është i favorshëm për të ardhmen ekologjike të ballkanit.

Ministrat e ekologjisë të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Sërbisë dhe Malit të zi, në fund miratuan edhe deklaratën për aksionin e përbashkët rajonal për mbrojtje të biodiversitetit në rajonin e ballkanit në kuadër të parimeve për zhvillim të qëndrueshëm në kushtet e ndryshimeve klimatike.

Konferenca rajonale u mbështet nga qeveria e Maqedonisë, qeveria e Italisë dhe UNDP-ja..

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *