Home / Sport / Sait Idrizi – talenti shqiptar që shkëlqen në Slloveni

Sait Idrizi – talenti shqiptar që shkëlqen në Slloveni

“Jam i kënaqur me rrjedhën e deritanishme të karierës sime. Kam patur paraqitje të suksesshme në ekipin e juniorëve të Olimpijas, ndërsa kohëve të fundit më jepet shansi edhe në ekipin e parë. Unë shpresoj që kariera ime të vazhdojë të ecë përpara dhe një ditë të gjendem në një nga ligat më të forta evropiane. Gjithashtu dua të cek se edhe pse kam luajtur për U 16 të Sllovenisë, dëshira ime është që të luaj për vendin prej ku e kam prejardhjen, Maqedoninë. Shpresoj se do të pranoj ftesë dhe në të ardhmen të luaj për Maqedoninë”-deklaroi Sait Idrizi.

Numri i talentëve shqiptarë të angazhuar jashtë vendit është shumë i madh dhe kësaj liste i shtohet edhe i riu me prejardhje nga Tetova Sait Idrizi, i cili ka lindur në vitin 1990 në Vrhnika të Sllovenisë. Po në këtë klub Sait Idrizi ka bërë hapat e parë të futbollit, në moshën 13 vjeçare. Pas dy viteve ai kalon në klubin e futbollit Svoboda, kurse si junior më pas angazhohet edhe në ekipin e parë të klubit më të njohur të Sllovenisë Olimpija, ku edhe vazhdon të luajë sot e kësaj dite. Ai thotë se për të rrinjtë e Olimpijës gjatë sezonit të kaluar ka luajtur në të gjithë ndeshjet dhe ka shënuar 25 gola. Ndërkohë ka një vit që është angazhuar në ekipin e parë të Olimpijës, duke zhvilluar nëntë takime.
“Jam i kënaqur me rrjedhën e deritanishme të karierës sime. Kam patur paraqitje të suksesshme në ekipin e juniorëve të Olimpijas, ndërsa kohëve të fundit më jepet shansi edhe në ekipin e parë. Unë shpresoj që kariera ime të vazhdojë të ecë përpara dhe një ditë të gjendem në një nga ligat më të forta evropiane. Gjithashtu dua të cek se edhe pse kam luajtur për U 16 të Sllovenisë, dëshira ime është që të luaj për vendin prej ku e kam prejardhjen, Maqedoninë. Shpresoj se do të pranoj ftesë dhe në të ardhmen të luaj për Maqedoninë”-deklaroi Sait Idrizi.
Paraqitjet e mira të futbollistin 20 vjeçar me prejardhje nga Tetova, ka bërë që interesim të tregojnë edhe klube tjera nga liga e parë e Sllovenisë si Hit Gorica, Rudar dhe ekipe tjera të kategorisë së parë sllovene, ndërsa nuk mungojnë as ofertat nga jashtë Sllovenisë. Talenti i Idrizit nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga seleksuonuesit e grupmoshave në Slloveni, kështu që ai ka qenë i angazhuar në disa takimin me përfaqësuesen U-16 të Sllovenisë. Kohëve të fundit interes ka edhe nga Maqedonia, kështu që nuk përjashtohet mundësia që Idrizi së shpejti të debutojë për reprezentacionin e të rrinjëve të Maqedonisë. Ai vetë ka shprehur dëshirën që të vesh fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë ndërsa ëndëron që të ketë një karierë të suksesshme dhe të luajë në ndonjë skuadër të njohur evropiane. Rikujtojmë se këtë sezon në ekipin e Olimpijas përveç Sait Idrizit, një ndër futbollistët më të mirë ishte tetovari tjetër Agim Ibrahimi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *