Home / Sport / Salihi, golshënuesi më i mirë shqiptar në Evropë

Salihi, golshënuesi më i mirë shqiptar në Evropë

Sulmuesi shqiptar i Rapidit të Vjenës renditet i 72-ti në Europë përsa u përket golave të shënuar në kampionatet futbollistike të sezonit 2009-2010.

Hamdi Salihi, autori i golave në fitoret 1-0 të Shqipërisë në miqësoret kundër Malit të Zi dhe në Andorrës, renditet i 72-ti në Europë përsa u përket golave të shënuar në kampionatet futbollistike të sezonit 2009-2010.
Sulmuesi 26-vjeçar i Rapidit të Vjenës shënoi 17 gola në kampionatin austriak, i barazvlefshëm me 25.5 pikë, pasi koeficienti i kampionatit austriak është 1.5. Golashënuesi më i mirë te Rapidi ishte Nikica Jelaviç me 18 gola.
“Këpuca e artë” e Europës është sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, i cili me 34 golat e tij në kampionatin spanjoll ka 68 pikë (koeficienti 2.0).
Didier Drogba i Çelsit (29 gola/58 pikë) dhe Antonio Di Natale i Udinezes (29 gola/58 pikë) janë në vendin e dytë.
Lojtari me më shumë gola në Europë sezonin e kaluar ishte sulmuesi i Ajaksit të Holandës, Suarez 35 gola, por koeficienti i kampionatit holandez është 1.5 dhe pikët e fituara nga Suarez janë 52.5.
Albert Bunjaku i Nurembergut me 12 golat e tij në Bundesligë renditet në vendin e 85-të, me 24 pikë. Interesant është një fakt: Salihi ka lënë pas emra të tillë si Samuel Eto’o i Interit (12 gola/24 pikë), Ronaldinjon e Milanit (12/24) dhe Aleksandër Pato (12/24).
Në listën e 150 më të mirëve në Europë nuk është përfshirë Daniel Xhafaj, fituesi i “Këpucës së artë” në Shqipëri. Sulmuesi i Besës shënoi 18 gola, por koeficienti i kampionatit shqiptar është vetëm 1 pikë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *