Home / Sport / Serbia, surprizë të hidhur Gjermanisë

Serbia, surprizë të hidhur Gjermanisë

Kombëtarja nga Ballkani ka fituar 1-0 sfidën përballë kombëtares gjermane, duke ndërlikuar situatën në grupin D. Nesër Ganë-Australi.

Në takimin e luajtur në “Nelson Mandela Bay Stadium”, serbët kaluan përpara në minutën e 38-të me Jovanoviç. Një minutë më parë Gjermania kishte mbetur me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Mirosllav Klose.

Në 45-minutëshin e dytë skuadra e Joakim Lëvit ushtroi presion në portën e Serbisë, por portieri Stojkoviç ishte i pamposhtur. Madje ky i fundit u bë hero i përfaqësueses së tij në minutën e 60-të, kur priti penalltinë e Lukas Podolskit.

Me këtë sukses, serbët barazojnë Gjermaninë me tre pikë, aq sa ka edhe Gana. Kjo e fundit do ta luajë nesër në orën 16:00 ndeshjen e dytë në grup përballë Australisë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *