Home / Lajme / Maqedoni / Sharri këndon rikthehet në Tetovë

Sharri këndon rikthehet në Tetovë

22 qershor-
Organizatorët gjatë një pres konference me gazetarë theksuan se 14 shoqëri artistike nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, për tre ditë me radhë do të sjellin folklorin e pasur shqiptar. Festivali i cili më shumë se 15 vite kwsaj radhe do të mbahet në qendrën për kulturë në Tetovë, ndërsa është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Tetovës.

Festivali i këngëve dhe valleve burimore “Sharri Këndon”, sërish kthehet në Tetovë. Pas një viti pauzë dhe mospasje të mjeteve, këtë vit sërish rreth 14 shoqëri kulturo-artostike, do të prezantojnë folklorin e trevave të ndryshme në qytetin e Tetovës. Organizatorët gjatë një pres konference me gazetarë theksuan se 14 shoqëri artistike nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, për tre ditë me radhë do të sjellin folklorin e pasur shqiptar. Festivali i cili më shumë se 15 vite kwsaj radhe do të mbahet në qendrën për kulturë në Tetovë, ndërsa është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Tetovës. Ndonëse mjetet që janë lëshuar nga Ministria e Kulturës nuk janë bërë publike, megjithatë sipas organizatorëve ato nuk janë aspak të mjaftueshme për të mbajtur një festival të këtyre përmasave. Drejtori i festivalit “Sharri Këndon” Haki Fazliu, thase ky festival do të mbahet më datë 24, 25 dhe 26 qershor në qendrën e kulturës në Tetovës. Pjesa artistike e udhëhequr nën drejtimin e kompozitorit Nazim Kaba që tashmë ka kryer të gjithë përgatitjet dhe pritet që më 24 qershor edhe të fillojë ky manifestim me një defile ndryshe nga ai i viteve të mëhershme . Njëri nga organizatorët e festivalit Hadi Kasami tha se për disa vite bëjmë tentime që festivalin ta bëjmë ndërkombëtarë , mirëpo gjithmonë dëshira mbetet e tillë për shkak se këtë nuk e mundësojnë mjetet finasiare sepse ai do të ishte më shumë i kushtueshëm.Ai tha se tashmë ka ardhur koha që këtë festival ta marr njëri nga institucionet kushdoqoftë ai , sepse në vendet tjera janë qytet që i organizojnë këto evenimente.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *