Home / Sport / SHBA, çfarë kualifikimi!

SHBA, çfarë kualifikimi!

Goli i Landon Donovan në minutën e dytë të shtesës u dha amerikanëve fitoren në ndeshjen me Algjerinë, duke u siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grupin C.Loftus Versfeld Stadium

Deri në momentin e golit, kombëtarja e yjeve dhe shiritave ishte jashtë botërorit, pasi Anglia fitonte 1-0 ndaj Sllobenisë në ndeshjen që luhej paralelisht në “Loftus Versfeld Stadium” të Pretorias. Me tripikëshin përballë Algjerisë, amerikanët u ngjitën në krye të grupit me pesë pikë, aq sa Anglia.

Në fazën e 1/8-ave SHBA-të do të ndeshen me ekipin e dytë nga grupi D (Ganë, Gjermani, Serbi, Australi). Ndërkohë, pas Kamerunit, Nigerisë dhe Afrikës së Jugut, Algjeria është e katërta kombëtare nga kontinenti i zi që i jep lamtumirën kampionatit botëror.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *