Home / Lajme / Maqedoni / Shfrytëzoni racionalisht ujin e pijshëm

Shfrytëzoni racionalisht ujin e pijshëm

15 qershor-
Sasia aktuale e ujit të pijshëm për furnizim është 410 litra në sekondë, që është e mjaftueshme për furnizim të banorëve me ujë të pijshëm por jo edhe për larjen e sipërfaqeve dhe harxhimin e pakontrolluar të ujit. Çdo harxhim i pakontrolluar i ujit të pijshëm do t’i len qytetarët pa ujë”, tha drejtori i NPK-Tetova, Hasan Luma.

Urim Hasipi
Duke marrë parasysh temperaturat e larta që regjistrohen ditëve të fundit në Tetovë, NPK-Tetova iu bën apel qytetarëve që në mënyrë racionale të bëjnë shfrytëzimin e ujit të pijshëm, sepse vetëm kështu nuk do të paraqiten mungesa të sasisë së ujit në lagjet e epërme të qytetit.

“Sasia aktuale e ujit të pijshëm për furnizim është 410 litra në sekondë, që është e mjaftueshme për furnizim të banorëve me ujë të pijshëm por jo edhe për larjen e sipërfaqeve dhe harxhimin e pakontrolluar të ujit. Çdo harxhim i pakontrolluar i ujit të pijshëm do t’i len qytetarët pa ujë”, tha drejtori i NPK-Tetova, Hasan Luma.
Ndryshe, inspektorët komunal të Tetovës janë në terren dhe do të marrin masa sanksionuese ndaj të gjithë atyre që harxhojnë pa nevojë ujin e pijshëm.

Për të pasur shërbime më të mira dhe efikase, për një Tetovë më të bukur, drejtori Luma, apelon qytetarët që të bëjnë rregullisht pagesën e taksave komunale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *