Home / Sport / Shkëndija do të tejkalojë edhe këtë problem

Shkëndija do të tejkalojë edhe këtë problem

“Jemi të njoftuar me rastin dhe që në fillim dua të them se së shpejti do ta zgjidhet gjithçka. Ne do të paguajmë borxhin tonë dhe do të rrikthejmë të drejtën për të transferuar futbollistë. Shkëndija nuk ka ndërmend të ndalet para askujt, pasi qëllimi jonë është të krijojmë një ekip të fortë për Ligën e Parë… Shkëndija ka pastruar gjithcka edhe me futbollistët senegalez, duke paguar borxhin që arrinte diku rreth 52-53 mijë euro… Qato do të drejtojë ekipin edhe në Ligën e Parë”,- deklaroi kryetari i Shkëndijës, Nuriman Shaqiri.

Ditë më parë Federata e Futbollit të Maqedonisë, publikoi vendimin e Komisionit të Disiplinës, sipas të cilit me nga 1000 euro dhe heqje të të drejtës së realizimit të transferimeve nga vendi dhe atyre ndërkombëtare gjobiten skuadrat të cilët në vitet e fundit nuk kanë respektuar kontratat me futbollistët e tyre. Në mesin e skuadrave të ndëshkuara janë edhe katër ekipe nga Liga e Parë, Shkëndija, Skopje, Vardari dhe Horizonti. Të gjitha këtyre skuadrave si dhe atyre nga Liga e Dytë dhe të pezulluarave Slloga Jugomagnati, Makedonija Gj.P dhe Pobeda, borxhi ndaj futbollistëve u mbetet, ndërsa të drejtë të transferimit të futbollistëve do të kenë pasi të shlyejnë borxhin. Pikërisht për këtë arsye folëm me njeriun e parë të Klubit Futbollistik Shkëndija, Nuriman Shaqiri. Sipas tij, Shkëndija ka fuqi të tejkalojë edhe këtë problem dhe do të vazhdojë ngjitjen pozitive në futbollin e Maqedonisë.
“Jemi të njoftuar me rastin dhe që në fillim dua të them se së shpejti do ta zgjidhet gjithçka. Ne do të paguajmë borxhin tonë dhe do të rrikthejmë të drejtën për të transferuar futbollistë. Shkëndija nuk ka ndërmend të ndalet para askujt, pasi qëllimi jonë është të krijojmë një ekip të fortë për Ligën e Parë”, tha në fillim Shaqiri, që më pas të sqarojë se ku qëndron problemi për dënimin e shqiptuar: ”Bëhet fjalë për një futbollist të ri, Elmaz Sinani. Ai është sjellë në skuadër nga ish-pronari, SInan Idrizi. Ne atë e gjetëm këtu, por me që se nuk bënte pjesë në planet e trajnerëve, ai kërkoi t’i mundësojmë të largohet. Ne pa kurfarë kërkesa për dëmshpërblim, apo ndonjë pengesë tjetër i dorëzuam fletëçregjistrim dhe i mundësuam të kërkojë mjedis tjetër, por si duket djaloshi nuk ka respekt për atë që bëmë ne. Më pas ai nuk di se në çfarë mënyre ka arritur që përmes njerëzve të ndryshëm të dorëzojë klubin në Komisionin e Arbitrazhit, duke kërkuar një borxh, duke u thirur në harxhime të rrugës, ushqimit e të tjera, pasi me pronarin paraprak ka patur të nënshkruar kontratë stipendike. Si do që të jetë, përsëris se ne do të tejkalojmë këtë problem dhe së shpejti do të kemi përsëri të drejtë të realizojmë transferime”.
Nuriman Shaqiri me këtë rast njoftoi se klubi ka pastruar edhe borxhin ndaj futbollistëve senegalezë, për të cilin FIFA urdhëroi që Shkëndijës t’i hiqen 6-të pikë.
“Me datë 02.06.2010 pra të mërkurën ka qenë afati i fundit për pagesën e borxhit, pasi në të kundërtën do të dënoheshim me transferim në Ligën e Tretë. Për këtë qëllim ne paraprakisht pastruam gjithçka me futbollistët senegalez, duke paguar borxhin që arrinte diku rreth 52-53 mijë euro. Prandaj edhe më lartë thash se do të tejkalojmë edhe këtë, që në Ligën e Parë të hyjmë duke menduar vetëm për suksese”, shtoi kryetari i Shkëndijës. Ai për fund zbuloi se të martën në mbrëmje edhe definitivisht ka rënë marëveshja që stafi teknik në Ligën e Parë të jetë i pandryshuar, që don të thotë se Qatip Osmani do të vazhdojë të jetë trajner me ndihmësin e tij Erhan Selimi dhe trajnerin e portierëve Enver Ramadani.
“Po gjithçka është përfundimtare. Qato do të drejtojë ekipin edhe në Ligën e Parë. Ai meritoi një gjë të tillë, pasi arriti të drejtojë me sukses skuadrën drejt titullit të kampionit në Ligën e Dytë. Ditët në vijim do të ulemi të bisedojmë për planet e trajnerit, pasi ai do të vendosë për fondin e futbollistëve. Ndoshta do të ketë largime, përfrocime sigurisht që do të ketë, por për këtë do të vendosë Qatip Osmani, pasi ai mban përgjegjësinë për rezultatet. Por jam tejet i bindur se do të arrijmë të krijojmë ekip, që me sukses do të garojë në Ligën e Parë”, përfundoi bisedën Nuriman Shaqiri.
Shkëndija pas dy viteve arrin të rriktheht në Ligën e Parë, ndërsa së shpejti pritet të bëhet i ditur plani për përgatitjet, si dhe përforcimet që do të ofrohen në skuadër.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *