Home / Sport / Shkëndija së shpejti me risitë e para

Shkëndija së shpejti me risitë e para

“ Përveç se kërkojmë përforcime, vëmendje të madhe jemi duke u kushtuar edhe futbollistëve aktual, të cilët duam t’i mbajmë në taborin tonë. Të parët që kanë vazhduar kontratën me Shkëndijën janë Ersen Sali dhe Marijan Bilbilovski., ndërsa presim që në dy-tre ditët e ardhshme të zyrtarizojmë marëveshjet edhe me futbollistët tjerë. Njëkohësisht jemi në bisedime me disa futbollistë, emrat e të cilëve do t’i shpalosim pasi të nënshkruajm zyrtarisht kontratat”, – deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Klubi i Futbollit Shkëndija nga Tetova pas rrikthimit në Ligën e Parë, me intenzitet të shtuar është duke punuar në sjelljen e përforcimeve, me qëllim që skuadra me sukses të paraqitet në elitën e futbollit vendor. Pikërisht në këtë drejtim drejtuesit e Shkëndijës janë në bisedime edhe me disa futbollistë tjerë, të cilët pritet që të kalojnë në taborin e “kuq e zinjëve”.
“ Përveç se kërkojmë përforcime, vëmendje të madhe jemi duke u kushtuar edhe futbollistëve aktual, të cilët duam t’i mbajmë në taborin tonë. Thuajse me të gjithë jemi afër vazhdimit të bashkëpunimit, gjithçka pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme, ndërsa të parët që kanë vazhduar kontratën me Shkëndijën janë Ersen Sali dhe Marijan Bilbilovski. Gjithsesi presim që në dy-tre ditët e ardhshme të zyrtarizojmë marëveshjet edhe me futbollistët tjerë, ndërsa njëkohësisht do të tentojmë të sjellim edhe ndonjë përforcim. Jemi në bisedime me disa futbollistë, emrat e të cilëve do t’i shpalosim pasi të nënshkruajm zyrtarisht kontratat”, – deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi. Sipas tij, pritet që deri më 15 qershor pak a shumë të ketë jetë e qartë lista e përforcimeve dhe futbollistëve që do të largohen, pasi në përgatitje skuadra duhet të marrë ata tek të cilët do të mbështetet sezonin e ardhshëm.
“Me përgatitjet pritet të startojë diku ka 15-ti, ose eventualisht më vonë deri më 18 qershor. Deri atëherë duhet të kemi të qartë fondin e futbollistëve në të cilët do të llogarisim sezonin e ardhshëm. Kemi ambicie të mëdha dhe qëllimi jonë është të ndërtojmë skuadër për caqe të larta. Sigurisht që përveç futbollistëve nga vendi, tentojmë të sjellim përforcime edhe nga jashtë, por me kusht që kualiteti i tyre të tejkalojë atë të futbollistëve që ofron tregu këtu në Maqedoni. Mendoj se pasi të startojmë me përgatitje, disa futbollistë do të testohen në skuadrën tonë, dhe sigurisht që stafi teknik do të vendosë për angazhimin e tyre ”, – përfunoi Ibishi. .
Shkëndija përgatitjet do t’i zhvillojë në Austri, në afërsi të Klagenfurtit, ku pritet të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese me skuadra që do të gjenden në këtë qendër.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *