Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla e mesme në Tearcë vetëm premtim

Shkolla e mesme në Tearcë vetëm premtim

18 qershor-
Gjatë vizitës së tij që kryeministri i bëri komunës sonë më 25 maj të vitit të kaluar, premtoi investimin për shkollën e mesme por ky investim është stopuar për shkak të krizës ekonomike”, tha shkurt kryetari Asani.

Urim Hasipi
Edhe këtë vit nuk do të fillojë të ndërtohet shkolla e mesme në komunën e Tearcës, edhe pse kjo ishte premtuar nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski, një vit më parë gjatë vizitës që i bëri kësaj komune në prezencë edhe të zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi. Mjetet të cilët ishin paraparë për këtë qëllim janë stopuar për shkak të rishikimit të buxhetit dhe këtë vit as që do të fillohet të punohet në këtë drejtim. Kjo është bërë e ditur edhe nga ana e kryetarit të komunës së Tearcës Isen Asani, i cili tha se është e vertetë se kryeministri ka bërë një premtim për rregullimin e një shkolle të mesme në këtë komunë.”Gjatë vizitës së tij që kryeministri i bëri komunës sonë më 25 maj të vitit të kaluar, premtoi investimin për shkollën e mesme por ky investim është stopuar për shkak të krizës ekonomike”, tha shkurt kryetari Asani. Ai shpreson se në një të ardhme jo të largët edhe ky projekt do të lëviz në drejtësim të mbarë. Nga premtimet e dhëna kryeministri ka mbajtur vetëm një edhe atë ka lëshuar një pjesë të mjeteve për objektin e komunës kurse në sferat tjera nuk është lëshuar asnjë cent. Ndryshe gjatë vizitës në Tearcë, kryeministri Gruevski, kishte premtuar shumë investime, si në sferën e infrastrukturës por edhe në shpalljen e një zone të lirë ekonomike në këtë komunë. “U pajtuam që qeveria të ndajë mjete për përfundimin e objektit të komunës. Qeveria siguron dy linja kreditore për ujësjellës dhe kanalizim, ku sigurohen mjete për komunat duke përfshirë edhe komunën e Tearcës dhe e dyta është për rregullimin rrugëve lokale dhe rregjionale, që do të jetë e rëndësishme. Biseduam edhe për zonën industriale këtu në Tearcë, dhe janë duke u bërë përgatitje për tokën e cila sipas informacioneve mund të jetë shtetërore”, tha Gruevski. Sipas tij, në këtë komunë nuk ka shkollë të mesme ndërsa ka një objekt i cili ka qenë shkollë e mesme.”Kur ekzison objekti pse mos të bëjmë shkollë të mesme dhe në seancën e sotme të qeverisë do ta shqyrtojmë këtë dhe të sigurojmë mjete dhe ta lëshojmë në përdorim” deklaroi Gruevski, gjatë vizitës së tij në Tearcë vitin e kaluar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *