Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla në Sellcë në kushte mizore

Shkolla në Sellcë në kushte mizore

1 qershor-
Ndërkaq, gjendjen e vështirë të objektit të shkollës në fshatin Sellcë e ka konfirmuar edhe derjtori i kësaj shkolle Muamer Asani. Sipas tij, ka që dhjet vite që banorët kërkojnë që objekti të përfundojë por ende nuk ka asgjë konkrete.
Vazhdimisht banorët kanë kërkuar që të përfundojë objekti i filluar në vitin 2000 por kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër.Në fillim të vitit banorët u kërcënuan se do të radikalizojnë kërkesat e tyre me bojkot të mësimi por arrita t`i bind që të mos ndodh një gjë e tillë, por nëse me rebalansin e buxhetit nuk parahsihen mjete për këtë objekt atëherë do të përballemi me bojkot të mësimit dhe me protesta të banorëve të fshatit Sellcë”, tha drejtori Asani.

Urim Hasipi
Tetovë, 1 qershor-Objekti i ri ku duhej të ndërtohet shkolla Rilindja në fshatin Sellcë, që dhjetë vite nuk përfundon dhe ka ngelur një objekt i përgjysmuar.

Ndërkaq, më shumë se 600 nxënës vijojnë mësimin në një objekt të vjetër 60 vjeçar dhe në kushte të vështira për mësim. Për të parë se si është gjendja në këtë fshat, sot ka qëndruar për vizitë Iljaz Halimi, udhëheqës i sektorit për veprimtari publike.“ Ishim sot në vizitë në shkollën fillore në fshatin Sellcë dhe u vërtetuam me gjendjen faktike të kësaj shkolle.

Kemi një objekt të vjetër rreth 60 vite, dhe baraka të ruinuara ku nxënësit janë të ekspozuar në rrezik.

Ne si sektor për veprimtari publike, gjithë përmes pres konferencave dhe me shkresa kemi alarmuar Ministrinë e Arsimit dhe qeverinë por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje dhe pikërisht kushtet e vështira mësimore kanë bërë që në vitin 2000 të fillohet të ndrëtohet shkolla në këtë fshat por deri më sot nuk ka përfunduar. Problem është se edhe për këtë vit nuk janë paraparë mjete për këtë shkollë”, ka deklaruar Iljaz Halimi nga sektori për veprimtari publike në komunën e Tetovës.

Ndërkaq, gjendjen e vështirë të objektit të shkollës në fshatin Sellcë e ka konfirmuar edhe derjtori i kësaj shkolle Muamer Asani. Sipas tij, ka që dhjet vite që banorët kërkojnë që objekti të përfundojë por ende nuk ka asgjë konkrete.

“Në objektin e shkollës në fshatin Sellcë, ka rreth 600 nxënës, ndërsa hapësira e vogël tregon se nuk ka as një metër për një nxënës hapësirë.

Vazhdimisht banorët kanë kërkuar që të përfundojë objekti i filluar në vitin 2000 por kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër.Në fillim të vitit banorët u kërcënuan se do të radikalizojnë kërkesat e tyre me bojkot të mësimi por arrita t`i bind që të mos ndodh një gjë e tillë, por nëse me rebalansin e buxhetit nuk parahsihen mjete për këtë objekt atëherë do të përballemi me bojkot të mësimit dhe me protesta të banorëve të fshatit Sellcë”, tha drejtori Asani.

Ndryshe, objekti për ndërtimin e shkollës në këtë fshat filloi në vitin 2000 por u la përgjysëm dhe deri më sot nuk është bërë asnjë investim, përveç 25 milion denarëve që u lëshuan në atë kohë. Sipas autoriteteve nevojiten edhe diku rreth 40 milion denarë për përfundimin e punëve. Halimi gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe shkollën fillore në fshatin Xhepçisht.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *