Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët faktor stabiliteti në rajon

Shqiptarët faktor stabiliteti në rajon

26 qershor-
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u prit sot nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në kuadër të takimit katërpalësh të presidentëve të vendeve fqinje që po mbahet në qytetin historik të Prizrenit, me të cilin zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore.

Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu vlerësojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të takimit të Prizrenit për rritjen e bashkëpunimit dhe dialogut politik në rajon.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u prit sot nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në kuadër të takimit katërpalësh të presidentëve të vendeve fqinje që po mbahet në qytetin historik të Prizrenit, me të cilin zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore.

Në fillim të këtij takimi, Presidenti Topi i shprehu homologut kosovar mirënjohjen dhe vlerësimet për organizimin e takimit e Presidentëve të katër vendeve fqinjë të rajonit në qytetin e Prizrenit. Ky takim, i dyti i katër Presidentëve pas atij të Vlorës, është një kontribut i jashtëzakonshëm për imazhin e vendeve të rajonit ballkanik si bashkëpunuese, bashkëvepruese dhe në marrëdhënie të qëndrueshme e progresive të fqinjësisë së mirë, në shërbim të interesave të ndërsjellë e në përmbushje të ëndrrës së përbashkët për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu besimin se Kosova do të vazhdojë të jetë e suksesshme, pas krijimit të një shteti të ri demokratik e shumë-etnik, që të ndërtojë e të konsolidojë institucionet e veta të pavarura kushtetuese, të cilat do të mbrojnë ligjin dhe interesin e të gjithë banorëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësitë etnike, të zhvillojë ekonominë e saj, të rrisë mirëqenien e qytetarëve të saj e të përmbushë reformat e rëndësishme që do përmbushin aspiratën e popullit kosovar për integrimin në strukturat euroatlantike. “Në këtë rrugëtim të vështirë, Shqipëria do të jetë një mbështetëse e fuqishme edhe në të ardhmen në përpjekjet e Kosovës për integrim në familjen evropiane dhe atë euroatlantike, duke ndarë me të edhe përvojën tonë të vlefshme integruese”, – u shpreh Presidenti Topi. Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi pjekurinë e klasës politike dhe udhëheqjes kosovare në kapërcimin e sfidave të ndryshme, me të cilat është përballuar qysh nga dita e shpalljes së pavarësisë: ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës si dhe arritjet e deritanishme të diplomacisë së re kosovare për sa u përket njohjeve nga gjashtëdhjetë e nëntë shtete të botës.

Në këtë takim, Presidenti Topi ritheksoi qëndrimin e shtetit shqiptar se ne do të mbetemi të angazhuar në politikën e saj të jashtme rajonale dhe do të vazhdojmë të luajë rolin tonë të moderuar dhe evropian. “Në këtë kontekst, diplomacia shqiptare do të mbështesë plotësisht dhe fuqishëm njohjen e shtetit të ri të Kosovës sa më shpejt dhe nga shtete të tjera të botës”, – vuri në dukje Presidenti i Republikës.Nga ana e tij, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i uroi Presidentit Topi mirëseardhjen në qytetin e Prizrenit dhe shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim dypalësh. Kryetari i Shtetit të Kosovës u pajtua me homologun e tij shqiptar përsa i përket rëndësisë së madhe të takimit të Prizrenit në shërbimin të qëndrueshmërisë së Ballkanit dhe forcimit të saj të mëtejshëm, duke theksuar se ‘’me takimin e organizuar një vit më parë në Vlorë, u shënua nisja e një procesi të madh bashkëpunimi rajonal’’ Të dy presidentët ndanë të njëjtën pikëpamje se duhen shtuar përpjekjet dhe angazhimet e bashkërenduara për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat duke ndarë dhe se duhet punuar më shumë në drejtim të rritjes së pjesëmarrjes së shtetit të ri të Kosovës në sa më shumë nisma dhe takime ndërkombëtare.

Presidenti Topi takon Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi takoi sot Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në kuadër të takimit që Presidentët e katër vendeve fqinjë të rajonit po zhvillojnë në Prizren, me ftesë të Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.

Në këtë takim, Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në pah bashkëpunimin shumë të mirë me palën maqedonase nё kuadër tё angazhimit të pёrbashkёt pёr anёtarёsimin e vendeve tona nё Bashkimin Evropian. “Besoj që mes dy shteteve tona ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë që karakterizohen nga një bashkëpunim dhe një komunikim i afërt, nisur nga vizioni i përbashkët që ne kemi për të tashmen dhe për të ardhmen”, – u shpreh Presidenti Topi, duke shtuar se “të dy vendet ndajnë objektivin e përbashkët për integrimet euroatlantike dhe kjo me qëllim të një stabiliteti të qëndrueshëm të dy vendeve tona.” Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vuri në dukje domosdoshmërinë për lëvizjen e lirë të njerëzve për të gjitha vendet e rajonit Ballkanit, që do të mundësonte rritjen e marrëdhënieve ekonomike, të shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e standardeve e mirëqenies së shoqërive tona. Duke iu rikthyer gjatë bisedës në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Presidenti Topi nënvizoi se mesazhet tona për faktorin shqiptar në Maqedoni inkurajojnë në vazhdimësi bashkëpunimin, integrimin, angazhimin e veprimin institucional.

Dy Presidentët folën gjithashtu edhe për Kosovën, duke ndarë të njëjtin mendim se realiteti gjeo-politik në Ballkan ka ndryshuar, sidomos pas njohjes nga pjesa më e madhe e vendeve të rajonit të shtetit të ri të Kosovës dhe mbështetjen që ky shtet ka nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Nisur nga kjo, Presidenti Topi shprehu qëndrimin për nevojën e pranisë së palës kosovare në tryeza dhe nisma rajonale dhe projekte të përbashkëta ekonomike, që do i shërbente rritjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, si dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet për lëvizjen e lirë të njerëzve, për zhvillimin ekonomik, për kontrollin e kufijve dhe të trafiqeve ilegale dhe mbi të gjitha, për mbajtjen e një ekuilibri të rëndësishëm politik të vendeve të rajonit.

Nga ana e tij, Presidenti maqedonas Ivanov vlerësoi nivelin e lartë të dialogut politik midis dy vendeve tona dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e tij në funksion të marrëdhënieve dypalëshe, shumëpalëshe e rajonale. Duke iu referuar takimit të Prizrenit, Presidenti maqedonas vlerësoi se takime të këtij niveli japin një mesazh dhe imazh të ri mbështetur mbi parime të përbashkëta mbi aspiratën tonë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Presidenti Topi dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç nënvizojnë rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pati sot një takim me Presidentin e Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, me të cilin zhvilloi një bisedë të fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Në këtë kuadër, Presidenti Topi dhe Presidenti malazez Vujanoviç shprehën vullnetin e tyre politik për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, duke vënë në dukje nevojën për rritjen e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, fuqizimin e sistemit të komunikacionit, lehtësimin e mëtejshëm të qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve, për investime në hapësirat dhe infrastrukturën që mundëson përdorimin e frytshëm të resurseve turistike në të dyja vendet,etj.

Presidenti Topi theksoi angazhimi i plotë i Shqipërisë për arritjen e një niveli të lartë marrëdhëniesh vjen mbi parimet e standardet, jo vetëm të fqinjësisë së mirë, por edhe ato të integrimit evropian. “Serioziteti i një angazhimi të tillë buron nga politika konstruktive si dhe nga vizioni ynë i qartë për të kontribuar për një rajon të stabilizuar, të zhvilluar ekonomikisht, në prosperitet dhe harmoni mes popujsh”- u shpreh Presidenti Topi.

Në vijim, Kryetari i Shtetit shqiptar vlerësoi organizimin e këtij takimi në Prizren si ‘’me shumë interes edhe për partnerët tanë strategjikë’’ dhe, edhe një herë nënvizoi domosdoshmërinë e përfshirjes së shtetit të ri të Kosovës në forume dhe nisma rajonale, ç’ka do të ishte një kontribut real për të ardhmen e rajonit tonë në konsolidimin e një imazhi të ri të zhvillimit të paqtë e të qëndrueshëm si dhe të prosperitetit mbi bazën e vlerave humane e demokratike.

Nga ana e tij, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, duke e vlerësuar këtë takim si të rëndësishëm e të frytshëm për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, vuri në dukje se u duhet kushtuar më tepër rëndësi projekteve të përbashkëta në koordinim edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë pikë, të dy Presidentët pasi vlerësuan lart marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira institucionale dypalëshe, theksuan nevojën e tërheqjes së më shumë fondeve nga Bashkimi Evropian për përmirësimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta si ai për Liqenin e Shkodrës dhe Lumit Buna, të Parkut Kombëtar të Bjeshkëve të Namuna apo të tjera për zhvillimin e turizmit ku një rol të madh do të luante edhe liberalizimi i regjimit të vizave për të gjithë qytetarët e rajonit.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *