Home / Lajme / Botë / Skandal spiunazhi midis SHBA-së dhe Rusisë

Skandal spiunazhi midis SHBA-së dhe Rusisë

Nju-Jork, 29 qershor 2010 –
Gjykatësi Xhajms Kot ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Riçard dhe Sintia Marfi, Huan Lasario, Viki Pelaes dhe Ana Çapman. Gruaja e re e cila doli dje para gjykatës së Nju-Jorkut Ana Çapman (28) është shtetase ruse dhe para pak kohësh është shpërngulur në SHBA me vizë të rregullt pune e cila i është marrë të shtunën. Është refuzuar kërkesa e saj për mbrojtje në liri.

Pesë nga dhjetë personat e burgosur të dielën në SHBA gjatë shkatërrimit të një rrjeti spiunësh, për të cilët supozohet se kanë punuar për Rusinë, janë nxjerrë dje para Gjykatës Federale në Nju-Jork ku tani për tani zyrtarisht nuk janë ngritur padi.

Gjykatësi Xhajms Kot ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Riçard dhe Sintia Marfi, Huan Lasario, Viki Pelaes dhe Ana Çapman. Gruaja e re e cila doli dje para gjykatës së Nju-Jorkut Ana Çapman (28) është shtetase ruse dhe para pak kohësh është shpërngulur në SHBA me vizë të rregullt pune e cila i është marrë të shtunën. Është refuzuar kërkesa e saj për mbrojtje në liri.

Përfaqësues i prokurorisë precizoi se Qeveria ruse do të njihet për situatën.

Gjykatësi urdhëroi marrjen në pyetje të enjten që t’i dëgjojë lutjet e personave për lëshim në liri me garanci, derisa seanca e parë është në 4 korrik.

Ambasada e Rusisë në Uashington kumtoi se nuk disponon me informata të mjaftueshme që ta komentojë situatën.

Hetimi ka zgjatur disa vite dhe deri tani nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme për burgim, por ditët e kaluara janë hasur raporte të shifruara të dërguara nga Moska dhe të adresuara deri te agjentët e SHBA-së.

Gjithsej 11 persona janë akuzuar në suaza të hetimit. Dhjetë persona janë arrestuar në operacionin e zhvilluar të dielën derisa Kristofer Metsos ende kërkohet.

Në Nju Xhersi janë burgosur Sintia dhe Riçard Marfi, në Nju-Jork Viki Pelaes dhe Huan Lasaro, në Virxhinia- Majkëll Zotolli dhe Patrisha Mils dhe Mihaill Semenko, në Menheten, Nju-Jork është arrestuar Ana Çapman. Dje në Boston janë arestuar Donald Hauard dhe Trejsi LI-An Fouli. Mbiemrat, siç publikojnë mediat në SHBA, me siguri nuk janë të vërteta.

Të gjitha përveç Çapman dhe Semenko janë të fajësuar për kundërzbulim në mënyrë të paligjshme dhe për larje të parave.

Prokuroria parasheh dënim me burg deri në 5 vjet, por nëse dënohen edhe për larje parash atëherë ballafaqohen me dënime deri në 25 vite.

Tetë nga të arrestuarit kanë jetuar si çifte familjare dhe kanë pasur dokumenta amerikane, sigurisht të falsifikuara, lajmërojnë mediat amerikane.

Sipas padisë, ata kanë punuar për Shërbimin për kundërzbulim të jashtme të Rusisë dhe janë dërguar në SHBA që të infiltrohen në qarqet politike dhe informatat t’ia japin Moskës. Një pjesë e mediave lajmëruan se personat e arrestuar nuk janë marrë direkt me mbledhjen e informatave por vetëm kanë rekrutuar persona.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *