Home / Sport / SKOPJE KUNDËRSHTARI I PARË I SHKËNDIJËS

SKOPJE KUNDËRSHTARI I PARË I SHKËNDIJËS

“Jemi marrë vesh që të premten të zhvillojmë ndeshje kontrolluese me ekipin e Skopjes. Ndeshja do të zhvillohet në Shkup, ndërsa për terminin (kohën e zhvillimit të ndeshjes) do të vendosim më vonë”, – konfirmoi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri.

Shkëndija e Tetovës tani më një kohë është duke realizuar fazën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri, kur deri tani vëmendje i është kushtuar përgatitjes fizike të futbollistëve, megjithse në asnjë moment nuk ka munguar shoqërimi me topin. Stafi teknik deri tani është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve, ndërsa së shpejti planifikon të startojë me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese, përmes së cilave do të fitohet formacioni i cili sezonin e ri do të bartë barën kryesore në sfidat e Ligës së Parë dhe atyre të Kupës së Maqedonisë. Edhe pse pritej që Shkëndija me takimet kontrolluese të startojë pas udhëtimit për në Austri (prej 4 Korrikut do të qëndrohet në përgatitje 10-të ditore), megjithatë është vendosur që “kuq e zinjtë” testing e parë ta kenë të premten, kur në lagjen Autokomandë të Shkupit do të përballen me anëtarin e ri të Ligës së Parë, Skopjen.
“Jemi marrë vesh që të premten të zhvillojmë ndeshje kontrolluese me ekipin e Skopjes. Ndeshja do të zhvillohet në Shkup, ndërsa për terminin (kohën e zhvillimit të ndeshjes) do të vendosim më vonë”, – konfirmoi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri, i cili shtoi se shpreson që ekipi të angazhojë edhe ndonjë përforcim.
“Po ne akoma shpresojmë të përforcohemi, mirëpo hendikep është se nuk ka futbollistë të lirë në treg. Flas për futbollistë të kalibrit dhe cilësisë që na nevoiten neve, pasi futbollistë të lirë ka sa të duash. Si do që të jetë, në ditët në vijim do të dihet gjithçka, ndërsa presim të kompletojmë skuadrën para udhëtimit për në Austri”, – përfundoi Shaqiri.
Prej më herët dihet se Shkëndija fazën e dytë të përgatitjeve do ta realizojë në afërsi të Klagenfurtit (Austri), ku pos stërvitjeve të rregullta, ekipi pritet të zhvillojë disa ndeshje të forta kontrolluese. Ekipet rumune Glorija Bistrit dhe Kluzh janë kundërshtarët e mundshëm, ndërsa më 11-të Korrik parashihet testi më i fortë i Shkëndijës, kur përballë do të kenë ekipin e njohur italian, Palermo.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *