Home / Sport / Sot Argjentinë-Meksikë Maradona: U bëmë ‘të bukurit e lagjes’

Sot Argjentinë-Meksikë Maradona: U bëmë ‘të bukurit e lagjes’

Përpara Botërorit kam lexuar kritika shumë të forta. Disa futbollistë ishin bërë më të këqinjtë e botës dhe unë nuk duhet t’i thërrisja. Ndërsa tani, pas 3 ndeshjesh, jemi bërë më të bukurit e lagjes. Në realitet jemi po ata, me të njëjtën ide për të ardhur këtu dhe për të fituar”, deklaroi përzgjedhësi i kombëtares argjentinase Diego Armando Maradona.

Ne prag te ndeshjes se sotme me Meksiken, Diego Armando Maradona reagon se nuk i ka harruar kritikat e marra në kualifikueset e Kupës së Botës, ndonëse tani është duke shijuar suksesin me Argjentinën e tij. “Jam 50 vjet dhe jam në një fazë të jetës ku nuk mund të mbaj mllef, – tha tekniku, – por nuk e duroj dot mënyrën sesi u trajtuan futbollistët e mi përpara se të vinim këtu, kështu që u them gazetarëve të kërkojnë falje. Nuk dua t’ju them që të ulin pantallonat, por u kërkoj një gjë të drejtë”, deklaroi Maradona. Ai ka qenë më i kritikuari përpara nisjes së Kupës së Botës, por tani në Afrikën e Jugut, po tregon se di t’ia dalë edhe në rolin e trajnerit. “Përpara Botërorit kam lexuar kritika shumë të forta. Disa futbollistë ishin bërë më të këqinjtë e botës dhe unë nuk duhet t’i thërrisja. Ndërsa tani, pas 3 ndeshjesh, jemi bërë më të bukurit e lagjes. Në realitet jemi po ata, me të njëjtën ide për të ardhur këtu dhe për të fituar”, shtoi Diego.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *