Home / Sport / Sot fillon Kampionati Botëror “Afrika 2010”

Sot fillon Kampionati Botëror “Afrika 2010”

Ballafaqimi i parë i botërorit nis sot (në orën 16.00) në mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin e Jahannesburgut, që ka kapacitetin 91.000 ulëse. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të grupit A dhe që pritet më kureshtje të veçantë nga dashamirët e mbarë rruzullit tokësor botëror. Afrika e Jugut ka përparësinë e fushës dhe synon në hapje t’i sjellë gëzimin e madh afrikanëve, kurse kombëtarja e Meksikës njihet si mjaft kompakte dhe do të luftojë vetëm për fitore.

Me takimin mes nikoqirit, Afrikës së Jugut dhe Meksikës, fillon Kampionati Botëror i Futbollit “Afrika 2010”, e cila është ngjarja më popullore sportive në botë.

Ndeshja fillon në orën 16.00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Mbrëmë, në një koncert festiv në Soueto, presidenti jugafrikan, Jakob Zuma tha se Afrika, duke qenë mikpritëse e kampionatit, po i tregon botës se është e aftë të organizojë ngjarje të çfarëdo përmase.

“Afrika e Jugut është shumë e lumtur që të mirëpresë Kupën Botërore FIFA 2010”, tha Zuma.

32 ekipe garojnë në ndeshjet finale, përfshirë Italinë, kampionin aktual të botës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *