Home / Sport / Sot Holande-Sllovaki Uesli Shnajder me probleme

Sot Holande-Sllovaki Uesli Shnajder me probleme

Një dëmtim i Uesli Shnajder ka prishur planet e trajnerit Bert Van Marvijk për ndeshjen e sotme përballë Sllovakisë, në të tetat e finales.

Mesfushori i Interit ka një dëmtim në pulpë dhe nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit ditën e djeshme. Megjithatë, stafi mjekësor i Holandës është optimist se ai do të luajë. Probleme ka patur edhe për Van Der Vart, sërish në pulpë. “Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, kam luajtur shumë dhe kjo mendoj se më ka shkaktuar një lodhje muskulare”, tha Shnajder për mediat holandeze. Portokallinjtë shihen si favoritë absolutë për të kaluar më tej, ndërkohë që përballë kanë një ekip surprizë si Sllovakia, e cila në eliminoi Italinë në grupe. Pritet që Van Marvijk t’i japë më shumë minuta Roben për këtë sfidë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *