Home / Sport / Spanja KO, vjen surpriza e parë e botërorit

Spanja KO, vjen surpriza e parë e botërorit

Zvicra ka dhuruar të papriturën e parë të kampionatit botëror, pasi mundi Spanjën pretendente në ndeshjen e fundit të raundit të parë në grupe.

Në sfidën e vlefshme për grupin H, luajtur në stadiumin e Durbanit, “Furia e kuqe” ka dalë kokulur përballë zviceranëve të drejtuar nga Otmar Hicfeld. Mbrojtje e hekurt në pjesën e parë dhe kundërsulm vrasës në të dytën: kjo ishte receta e teknikut gjerman për të mposhtur ata që para fillimit të botërorit, konsideroheshin të pamposhtur.

Në 45 minutat e para kampionët e Europës ushtrojnë presion në gjysmëfushën e Zvicrës, por nuk janë të qartë në veprimet para portës. Nga ana e tyre zviceranët ishin mjaft të kujdesshëm në veprimet mbrojtëse, duke bërë që ekipet të shkojnë në pushimin midis pjesëve me rrjeta të paprekura.

Tetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë spanjollët e shohin veten KO, pas golit të Gelson Fernandesit. Mesfushori përfitoi nga një hutim i mbrojtjes së Spanjës, duke shënuar të dytin gol personal me fanellën e përfaqësueses së Zvicrës. Kjo humbje bën që në spanjollët të djersijnë më tepër për të siguruar kualifikimin në dy sfidat e tjera, përballë Hondurasit dhe Kilit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *