Home / Sport / Starton sot faza e dytë e kampionatit botëror

Starton sot faza e dytë e kampionatit botëror

Pas përfundimit të ndeshjeve të mbrëmshme në grupe, sot do të startojë raundi i dytë i Kupës së Botës, ai me eliminim direkt. Në ditën e parë luhen sfidat Uruguaj-Kore e Jugut dhe SHBA-Ganë, ndërkohë që ndeshja më e rëndësishme e këtij raundi luhet nesër në orën 16.00, ku përballë do të jenë Gjermania e Anglia. Një tjetër sfidë e rëndësishme është ajo mes Portugalisë dhe Spanjës, që do të luhet më 29 qershor, në orën 20.30. Ndërkohë, Argjentina do të luajë nesër në Johanesburg ndaj Meksikës, në 20.30

Botërori “Afrikë e Jugut 2010” fillon sot ndeshjet e fazës së 1/8-ve të finales me dy takime interesante.
Uruguai-Kore e Jugut është përballja e pasdites (16:00), ndërsa në mbrëmje (20:30) ndeshen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gana. Ndeshjet e këtij turi dhe në vazhdim, janë me eliminim të drejtpërdrejtë, duke rezervuar kështu një luftë të ashpër sportive dhe surpriza të mëdha.

Ndeshja e më e rëndësishme e 1/8-ve, ajo mes Gjermanisë dhe Anglisë do të zhvillohet nesër në orën 16:00. Brazili pretendent luan të hënën përballë Kilit në orën 20:30, ndërsa Spanja përballet të martën në derbin iberik me Portugalinë.

Sot;

16:00 Uruguai – Kore e Jugut
20:30 SHBA – Ganë

Të dielën;

16:00 Gjermani – Angli
20:30 Argjentinë – Meksikë

Të hënën;

16:00 Holandë – Sllovaki
20:30 Brazil – Kili

Të martën;

16:00 Paraguai – Japoni
20:30 Spanjë – Portugali

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *