Home / Sport / Suarez 2 – 1 Koreja e Jugut, Uruguai në çerekfinale

Suarez 2 – 1 Koreja e Jugut, Uruguai në çerekfinale

Uruguai mund Korenë e Jugut dhe kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Botës. Edhe pse ndeshja u dominua nga Koreja e Jugut, kjo nuk ka mjaftuar që të fitojnë përballë Uruguait me një Suarez në superformë.

Loja nisi vrullshëm për të dyja skuadrat. Në minutën e ‘5 Ching’joung tronditi shtyllën e djathtë të portierit Muslera, ndërsa në minutën e ‘8 Frolan kroson nga e majta e sulmit uruguaian dhe pas një gabimi fatal në rreshtim të mbrojtjes koreanojugore, Suarez gjendet i vetëm përballë portës; 1-O.

Megjithëse Uruguai shënoi shumë shpjet, ndeshja në pjesën e parë ishte thuajse e barabartë, me një dominim të lehtë të Koresë së Jugut.

Me fillimin e pjesës së dytë Koreja e Jugut dominoi ndeshjen dhe krijoi volum të madh loje derisa në minutën e ‘68 Chung’jong barazoi rezultatin.

Vetëm 12 minuta pas barazimit për Uruguain mendon përsëri Suarez, i cili me një gjuajtje të mrekullueshme nga kufijtë e zonës së rreptësisë, kalon skuadrën e tij në avantazh duke i dhënë të drejtën të luajë në çerekfinale të Kupës së Botës Afrika e Jugut 2010.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *