Home / Sport / “Tango” argjentinase në Afrikë

“Tango” argjentinase në Afrikë

Argjentina është çerekfinalistja e radhës në botërorin e Afrikës së Jugut, pasi mundi 3-1 Meksikën. Në hapin tjetër e pret Gjermania.

U deshën dy gabime në këtë sfidë që skuadra e Maradonës të arrijë mes tetë më të mirave në Kupën e Botës. Së pari, dyshja italiane e gjyqtarëve Roseti-Airoldi që cilësuan të rregullt golin e Karlos Tevez në minutën e 26-të (1-0). Në fakt, sulmuesi ishte dukshëm në pozicion të parregullt.

Së dyti, mbrojtëi i Meksikës Ozorio, që në të 33-tën i dhuroi topin Higuainit në brendësi të zonës. Këtij të fundit nuk i mbeti tjetër veçse ta shtyjë në rrjetë: 2-0. Sa për golat e tjerë, ishin njëri më i bukur se tjetri.
Shtatë minuta nga fillimi i pjesës së dytë Tevez lëshon një silurë nga rreth 30 metra dhe topi mund të prehet vetëm në rrjetën e portës së Oskar Perezit: 3-0. Kurse në minutën e 71-të Havier Hernandez shkurtoi diferencën me një gjuajtje të fuqishme nga brenda zonës, pas një aksioni të përsosur.

Përfundoi 3-1 në “Soccer City” të Johanesburgut, stadiumi ku do të luhet finalja më 11 korrik. Pengesa e radhës e të besuarve të Maradonës është Gjermania, ashtu si katër vite më parë (gjermanët kualifikoheshin me penallti). Më 3 korrik gjigandët do të përplasen në “Green Point Stadium” të Kejp Taunit, ku njëra prej tyre duhet t’i thotë lamtumirë ëndrrës për më tej.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *