Home / Sport / Të mahnitur nga puna e Shabanit

Të mahnitur nga puna e Shabanit

“Mund të them lirisht se në këto 7-8 vite në Renovë asnjëherë nuk është punuar në këtë mënyrë. Nexhat Shabani me të vërtetë përgatit ekipin me profesionalizëm të lartë dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën e tij. Shpresojmë që sa më të përgatitur të presim ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën eKampionëve kundër Omonias, ku shpresojmë të nxjerim rezultat pozitiv dhe më pas në ndeshjen e kthimit në Shkup të kërkojmë kualifikimin në raundin e ardhshëm”,-deklaroi koordinatori i KF Renova, Enver Sulejmani.

Kampionët e Maqedonisë në futboll, Renova nga fshati Xhepçisht me intenzitet të shtuar janë duke u përgatitur për sezonin e ri garues, ku pos kampionatit, xhepçishtasti i pret pjesëmarja në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me kampionin e Qipros, FC Omonia. Ekipi për momentin stërvitet dy herë në ditë, para dite në sallë ndërsa pas dite në teren. Metodat e punës që aplikon trajneri i ri i Renovës, Nexhat Shabani kanë lënë të befasuar të gjthë në taborin e “gjipspunuesve”, të cilët shprehen më se të kënaqur në këtë drejtim.
“Mund të them lirisht se në këto 7-8 vite në Renovë asnjëherë nuk është punuar në këtë mënyrë. Nexhat Shabani me të vërtetë përgatit ekipin me profesionalizëm të lartë dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën e tij. Shpresojmë që sa më të përgatitur të presim ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën eKampionëve kundër Omonias, ku shpresojmë të nxjerim rezultat pozitiv dhe më pas në ndeshjen e kthimit në Shkup të kërkojmë kualifikimin në raundin e ardhshëm”,- u shpreh koordinatori i KF Renova, Enver Sulejmani. Sipas tij, deri tani risitë e vetme në ekip janë Emrullahu dhe portieri Mushtica, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të sillet edhe ndonjë përforcime, nëse në treg paraqitet ndonjë futbollist tërheqës, i cili do t’i plotësonte kualitetet që kërkohen nga stafi teknik i Renovës.
Ekipi edhe tre ditë do të punojë në Tetovë, ndërsa nga 27 qershori do të hudhëtohet në përgatitje 10-të ditore në Ohër, ku pos seancave stërvitore, pritet që ekipi të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *