Home / Lajme / Maqedoni / Tearcë:Plagos djalin e axhës me tre plumba

Tearcë:Plagos djalin e axhës me tre plumba

30 qershor-
“Në dalje nga kafeteria, para se të hyjë në veturën e tij të tipit Ford Mondeo, me targa të huaja, në atë ka shtënë me pistoletë kushëriri i tij (A.SH), poashtu 52 vjecar nga fshti Otushishtë. Ai i është afruar me pistoletë nga ana e kundërt dhe ndaj tij ka shtënë disa plumba me ç`rast i janë shkaktuar tre plagë në gjoks në dorën dhe këmbën e majtë.

Ndaj 52 vjeçarit (F.SH) nga fshati Otushishtë komuna e Tearcës, mbrëmë rreth orës 20 e 20 minuta, është gjuajtur me tre plumba nga ana e djalit të axhës së tij, poashtu 52 vjeçar. Sipas policisë ai është plagosur në momentin kur ka qenë duke dalur nga kafeneja që ndodhet pranë pompës së benzinës “ Moto Petrol” në fshatin Tearcë, që gjendet përgjatë rrugës Tetovë- Jazhincë.

“Në dalje nga kafeteria, para se të hyjë në veturën e tij të tipit Ford Mondeo, me targa të huaja, në atë ka shtënë me pistoletë kushëriri i tij (A.SH), poashtu 52 vjecar nga fshti Otushishtë. Ai i është afruar me pistoletë nga ana e kundërt dhe ndaj tij ka shtënë disa plumba me ç`rast i janë shkaktuar tre plagë në gjoks në dorën dhe këmbën e majtë.

Më pas sulmuesi me veturën e tij Opel Astra ka lëshuar vendin e ngjarjes”, bëri të ditu Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Sipas këtij sektori, i plagosuri F.Sh, me veturë tjetër është dërguar në spitalin klinik të Tetovë, ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është transferuar në klinikat e Shkupit. Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes së bashku me gjykatësin hetues dhe prokurorin publik ku janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 7, 62 milimetër si dhe gjurmë gjaku .Policia ka ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e rastit dhe për gjetjen e (A.SH).

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *