Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Ndërkombëtarët pjesë e krizës

Thaçi:Ndërkombëtarët pjesë e krizës

1 qershor
Nga këto lojra pa kufi BDI-ja mer pjesë ën segmentin e minimizimit të kapaciteteve shqiptare me qëllim që të mos agvardohen raportet e brendëshme, në marrëdhëniet e ndjeshme etnike.
Faktorit ndërkombëtar duhet t`I bëhet me dije se duke e përkdhelur arrogancën e qeverisë së Maqedonisë dhe duke e mbështetur servizlizimin, inferioritetin e BDI-së është duke u shndëruar edhe ai vetë në pjesë të krizës dhe jo të zgjidhjes së saj”, tha Thaçi.

Urim Hasipi
Tetovë, 1 qershor-Në dy vjetorin e marrëveshjes mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, lideri I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, theksoi se marrëveshja e përbashkët mes këtyre dy partive ka qenë eliminimi i PDSH-së nga skena politike.

Sipas Thaçit, çështja e shqiptare në Maqedoni është bërë peng e një retorike boshe, siëprfaqësore që më shumë e rit arogancën e drejtuesve të qeverisë se sa që i zgjedh problemet e grumbulluara në segmentin e mbarështrimit të marrëveshjes së Ohërit.

”Kjo retorikë ka një vete një lajtmotiv të rrejshëm pasi që propagandon integrimin në kuadër të një qeverie që zhvillon politikën anti-integruese.

BDI-ja e ngulfati veten dhe popullin me ide integruese, ndërkaq, VMRO-ja në nivel shtetëror refuzon integrrimin në strukturën ndërkombëtare, por edhe në planin e brendshëm i destimulon shqiptarët që të integrohen si të barabartë në kuadër të sistemit.

Vlerësimet e bashkësisë ndërkombëtare të këtyre proceseve në asnjë mënyrë nuk kanë peshë politike, por thejshtë pedagogjike. Kjo ndodh sidomos kur ata për shkaqe të ndryshme nuk dinë si të veprojnë e shohin të arsyeshme të japin këshilla se si duhet të sillen subjektet politike.

Mirëpo sa më shumë që tolerohet kjo situatë e ngecjeve të pakuptimta aq më shumë rritet aroganca e qeveritarëve maqedonas të cilët gjithnjë e më shumë sillen në mënyrë arogante”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, gjatë një pres konference me gazetarë të martën në Tetovë.

Kreu I PDSH-së, tha se kontesti I ermit është shndëruar në një qark vicioz dhe pa e zgjidhur atë Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATo dhe UE, ndërsa klika e Maqedonisë e refuzon idenë e integrimit nëse kjo ide është kusht për zgjidhje të emrit.

“Ky refuzim arogant I çfarëdo kompromisi në fakt është një variant I testimit të limiteve të durimit të faktorëve vendimarrës ndërkombëra, është një variant provincial I nacionalizmit të pakuptimtë që shkaktoi shthurjen përfundimtare të Jugosllavisë.

Nga ky pësim qeveria maqedonase nuk mori anjë mësim, madje si duket me qëllim vazhdon ta provokojë krizën, ngaqë në sitiatë paqeje ajo do të duhej të pajtohej kapacitetet e këtij shteti.

Nga këto lojra pa kufi BDI-ja mer pjesë ën segmentin e minimizimit të kapaciteteve shqiptare me qëllim që të mos agvardohen raportet e brendëshme, në marrëdhëniet e ndjeshme etnike.

Faktorit ndërkombëtar duhet t`I bëhet me dije se duke e përkdhelur arrogancën e qeverisë së Maqedonisë dhe duke e mbështetur servizlizimin, inferioritetin e BDI-së është duke u shndëruar edhe ai vetë në pjesë të krizës dhe jo të zgjidhjes së saj”, tha Thaçi.

Ai ka drjetuar një sërë akuzash në drejtim të BDI-së, ku sipas tij, Ali Ahmeti, me politikën që ndjek ka demisionuar çështjen shqiptare si në aspektin politik ashtu edhe moral dhe historik.

“Fillet e këtij procesi degjenerues jodemokratik, revulocionar duhet kërkuar te konflikti I 2001. PA atë konflikt ai do të ishte një politikan I margjinave të skenës politike kombëtare dhe kurrsesi bartës I një procesi politik me peshë historike.

Ai arriti të degjenerojë procesin politik që kishte marrë hov ndër shqiptarët e Maqedonisë, mirëpo meqë ai nuk ka ofertë reale politike, sidomos meqë nuk mund të organizojë sa herë që është në krizë politike kryengritje të reja atij I mvetet vetëm mundësua që të manipulojë me procesin zgjedhor dhe së këndejmi ai kërkon zgjidhje për telashet e tija morale dhe politike të manipulimit të zgjedhjeve”, deklaroi Thaçi.

Ai në fund tha se situata politike, ekonomike dhe kombëtare e shqiptarëve asnjëherë nuk ka qenë më e rëndë dhe në këtë drejtim ai tha se bashkëpuntorët e Ali Ahmetit janë të zgjënjyer prej inferioritetit të tij.

” Ata që e mbështetën Ali Ahmetin janë tej mase të zgjënjyer prej politikës së tij servile, prej tradhtisë që në mënyrë të pabesueshme zhvillohet duke shkelë mbi idealet kombëtare të gjithë shqiptarëve.
Të fyer, të indinjuar, të tradhëtuar tek ata krijohet bindje se duhet kërkuar zgjidhje në drejtime tjera, PDSH-ja e sheh të udhës që t`I ftojë ata që të ruajnë përcaktimin për zgjidhje politike që përfundimisht është mjeti më efikas I zgjedhjes së problemeve të kësaj natyre dhe në këtë konstelacion të interesave.

Ruajtja paqes dhe stabiliteti është në interes afatgjatë të vlerave demokratike dhe rrjedhimisht të interesit kombëtar të shqiuptarëve dhe tashmë u vërtetau se politika e PDSH-së ska alternativë tjetër”, tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *