Home / Lajme / Maqedoni / Trajnime intensive të njësitet speciale pa shqiptarë

Trajnime intensive të njësitet speciale pa shqiptarë

23 qershor-
Ai nuk e di arsyen, se pse shqiptarët janë përjashtuar nga këto trajnime, por siç thotë ai, ky anashkalim fsheh diçka jot ë mirë. Po ashtu trajnime intensive ka edhe në njësitin special “Tigrat”, ku sërish shqiptarët e paktë anashkalohen. Ndërkaq, nga ministritë resore mohojnë të ketë ndarje etnike të pjesëtarëve të njësiteve speciale

Kohëve të fundit kanë nis trajnime intensive të njësiteve speciale policore dhe ushtarake të Maqedonisë, ku shqiptarët e paktë në numër mënjanohen nga këto trajnime. Njësitet për intervenim të shpejtë “Ujqërit”, “Tigrat” dhe “Renxherët”, kanë intensifikuar stërvitjet, por duke i përjashtuar nga stërvitjet intensive pjesëtarët shqiptarë, të cilët janë të paktë ë numër.

Burime të sigurta të “Lajm”-it nga njësiti special “Ujqërit” thotë se ka disa javë që kanë nisur trajnimet intensive në njësitin ku ai bën pjesë. “Pjesëtarët e njësitit tonë kanë nis trajnime intensive. Këto ditë jo vetëm që bëhen trajnime të shpeshta, por na kanë anashkaluar të gjithë shqiptarëve që bëjmë pjesë në këtë njësit”, thotë ky burim.

Ai nuk e di arsyen, se pse shqiptarët janë përjashtuar nga këto trajnime, por siç thotë ai, ky anashkalim fsheh diçka jot ë mirë. Po ashtu trajnime intensive ka edhe në njësitin special “Tigrat”, ku sërish shqiptarët e paktë anashkalohen. Ndërkaq, nga ministritë resore mohojnë të ketë ndarje etnike të pjesëtarëve të njësiteve speciale.

Zëdhënësi policisë, Ivo Kotevski, thotë se asnjëherë nuk i kanë ndarë pjesëtarët e policisë në baza etnike. “Jo, jo, nuk është e vërtetë. Asnjëherë pjesëtarët e njësiteve speciale dhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk i kemi ndarë nga ana etnike. E rëndësishme është që ata të jenë të përgatitur mirë fizikisht”, tha zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, duke shtuar se pjesëtarët e njësiteve speciale trajnohen rregullisht.

Edhe nga Shtabi Gjeneral (SHGJ) i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), ku bën pjesë batalioni i “Renxherëve” mohojnë të ketë stërvitje intensive, ndërsa ndarjen etnike në stërvitjeve, e quajnë të pamundur.

“Asgjë nuk është e vërtetë. Së pari nuk ka stërvitje intensive të ‘Renxherëve’ dhe së dyti, kurrë nuk ndahen në baza etnike pjesëtarë e ARM-së. Nuk ka mekanizëm që do t’i ndante shqiptarët të mos trajnoheshin. Nuk e di nga i keni burimet, por mund t’ju them se është e pamundur që të bëhet një gjë e tillë”, tha Mirçe Gjorgovski, zëdhënës i SHGJ të ARM-së. /lajmpress/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *