Home / Sport / Tripleta ngjit Interin në krye të renditjes së klubeve

Tripleta ngjit Interin në krye të renditjes së klubeve

Suksesi i trefishte në këtë sezon ka bërë që zikaltrit të ngjiten në krye të klasifikimit të IFFHS-së, Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Skuadra italiane ngjitet në kuotën e 297 pikëve dhe ndan vendin e parë së bashku me Barcelonën. Në vendin e tretë renditen argjentinasit e Estudiantesit me 286 pikë. Bajerni i Mynihut, nënkampion i Europës, ka fituar dy pozicione krahasuar me renditjen e kaluar dhe tashmë mban vendin e katërt në kuotën e 257 pikëve.

Edhe Roma ka fituar dy vende në renditje, duke mbajtur vendin e pestë me 248 pikë. Më pas renditen brazilianët e Kruzeiros (239 pikë), duke humbur dy pozicione nga renditja e shkuar. Çelsi, Verder Bremeni dhe Fulhami ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, 236 dhe mbajnë vendin e shtatë. Dhjetëshen e parë e mbyll Atletiko Madridi me 231 pikë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *