Home / Sport / U mbush kupa, mjaft më me “vuvuzela”!

U mbush kupa, mjaft më me “vuvuzela”!

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë nga botërori, që të gjithë të bien në një mendje: “vuvuzelat” e Afrikës duhet të zhduken nga stadiumet.

Trumbetat që gumëzhijnë gjatë gjithë lojës, nuk u pëlqejnë aspak telespektatorëve, mediave, dhe sidomos futbollistëve e trajnerëve. Leo Mesi është një nga ata që është ankuar më tepër: “Nuk kuptohet asgjë, pasi nuk mund t’u flasësh dot shokëve të skuadrës”. Të njëjtin shqetësim shtroi edhe kapiteni i Francës, Patris Evra: “Për faj të borive, nuk arrijmë të kuptohemi në fushë. Madje as nuk mund të flemë natën, pasi ato fillojnë në dëgjohen që në 6 të mëngjesit”.

“Kemi pasur disa ankesa. Disa herë kemi provuar të vendosim rregull. Kemi kërkuar që “vuvuzelat” të mos bien gjatë himneve kombëtare dhe gjatë kohës kur ndërhyn folësi i stadiumit. Është e vështirë, por po bëjmë të pamundurën. Nëse vazhdojnë të krijojnë shqetësime, mund t’i heqim fare”, tha presidenti i komitetit organizator të “Afrika e Jugut 2010”, Deni Xhordan. Po si mund të krijohet atmosferë nga tifozët në stadium? “Më mirë le të këndojnë”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *