Home / Sport / Uruguaji i pari, për Meksikën humbje e ëmbël

Uruguaji i pari, për Meksikën humbje e ëmbël

Rezultati 1-0 në sfidën mes Uruguajit dhe Meksikës lë të kënaqur të dy ekipet. Amerikanolatinët sigurojnë vendin e parë, kurse meksikanët kalojnë grupin.

Skuadrës së Oskar Tabarezit i mjaftoi goli i sulmuesit Luis Suarez dy minuta para fundit të pjesës së parë, për të siguruar vendin e parë në grupin A. Uruguaji ngjitet në kuotën e shtatë pikëve, duke e mbyllur fazën e grupeve pa humbje.

Por në fund të vërshëllimës së gjyqtarit kanë buzëqeshur edhe meksikanët, të cilët ia dalin të sigurojnë kalimin e grupit. Të gjelbrit mbetën në kuotën e katër pikëve, aq sa Afrika e Jugut, por kalojnë në 8-she falë golaverazhit më të mirë në krahasim me “të zotët e shtëpisë”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *