Home / Lajme / Maqedoni / Velanovski: Nëse kërkohet shpërndarje e Parlamentit, menjëherë do të jetë në rend dite

Velanovski: Nëse kërkohet shpërndarje e Parlamentit, menjëherë do të jetë në rend dite

28 qershor-

“E drejtë legjitime e çdo deputeti pa marrë parasysh nëse janë nga pushteti apo nga opozita është të kërkojnë të debatohet për vendimin për shpërndarjen e Parlamentit”, tha Velanovski.

ëse edhe nesër kërkohet të debatohet për vendimin për shpërndarje të Parlamentit, këtë pikë menjëherë do ta vendosi në rend dite që deputetët të mund të prononcohen, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, duke komentuar paralajmërimet e liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, se në nëntor do të kërkojë mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“E drejtë legjitime e çdo deputeti pa marrë parasysh nëse janë nga pushteti apo nga opozita është të kërkojnë të debatohet për vendimin për shpërndarjen e Parlamentit”, tha Velanovski.

Sipas LDP-së opozitare, mitingu i djeshëm i LSDM-së, në shumëçka i ngjan mitingut të ditëlindjes së VMRO-DPMNE-së.

Ata nuk mbështetën këtë miting protestues meqë siç shprehen nga partia për mitingje të këtilla shpenzohen para popullore.

Demokracia e Re e cila mbështeti mitingun protestues të LSDM-së, ndonëse nuk ishin pjesë e tij shprehen se porosia e Cërvenkovski që dje ua drejtoi qytetarëve është e njëjtë me porosinë e liderit të tyre Imer Selmani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *