Home / Lajme / Maqedoni / Vendoset gurthemel në zonën zhvillimore industriale dhe teknologjike – Tetovë

Vendoset gurthemel në zonën zhvillimore industriale dhe teknologjike – Tetovë

22 qershor-
Sipas statistikave të Bankës Botërore prej vitit 1970 deri sot numri i vendeve të cilat disponojnë me lloj të këtillë të zonave u rrit prej 30 në 120. Kështu që në botë ka mbi tre mijë zona të cilat punësojnë mbi 50 milionë njerëz”, tha Peshevski.

Në afërsi të fshatit Sarakinë të Tetovës sot u vendos gurthemel për ndërtim të infrastrukturës së katërt të zonës zhvillimore industriale dhe teknologjike.

Në solemnitet morën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrat Abdilaqim Ademi dhe Vlladimir Peshevski, ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, ministri i angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja Vele Samak, ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë.

“Pjesa e politikave tona për zhvillim ekonomik gjithsesi janë edhe investimi dhe ndërtimi i zonave zhvillimore industriale dhe teknologjike në më shumë pjesë të shtetit në të cilat besojmë se gjatë viteve të ardhshme vend të tyre do të gjejnë numër të madh të investitorëve. Ndërtimi i infrastrukturës në zonat zhvillimore industriale dhe teknologjike Shtip dhe Shkup 2 ka filluar, ndërsa sot paraqet një kënaqësi e veçantë që fillojnë me ndërtimin e edhe në zone zhvillimore industriale dhe teknologjike – zonën në Tetovë”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij.

Zona është paraparë të përfshijë hapësirë prej 95 hektarësh dhe të përfshijë 27 blloqe të cilat do të mundësojnë ndërtimin e objekteve për prodhim, distribuim dhe shërbime servisuese. Për këtë qëllim në fazën e parë të ndërtimit është paraparë të investohen rreth 5,5 milionë euro.

“Lokacioni në të cilin ndodhet zona me kujdes është zgjedhur me qëllim që të mundësohen kushte optimale për bashkangjitje të shpejtë drejt infrastrukturës ekzistuese, ndërsa me këtë edhe ndërtim të shpejtë dhe operativitet të vetë zonës”, tha kryeministri.

Nga përparësitë e ZZHIT Tetovë ai i theksoi, lidhshmërinë me autostradën Shkup – Tetovë, afërsinë me aeroportin në Shkup, si dhe mundësitë për lidhje me sistemin për gaz, ndërtimi i të cilës gjithashtu është planifikuar.

“Me këtë zona do të sigurojë kushte të shkëlqyeshme për ndërtim të fabrikave të reja që do të thonë hapje të vendeve të reja të punës që gjithsesi është me rëndësi të madhe për rajonin e Tetovës”, tha kryeministri.

Ai përkujtoi gjithashtu në një sërë masash që i ndërmori Qeveria gjatë disa viteve të kaluara. Gjithashtu edhe në përparimin që u arrit në përmirësimin e biznes klimës i cili u lavdërua dhe shënua nga më shumë institucione relevante ndërkombëtare.

“Në qoftë se merren parasysh edhe të gjitha volitshmëritë dhe beneficionet në zonat zhvillimore industriale dhe teknologjike si ajo në Shkup, Shtip dhe zonat e tjera ndërtimi i të cilës planifikohet atëherë lirshëm mundemi të themi se lëvizim seriozisht drejt realizimit të qëllimit Maqedonia larg të njihet për nga mundësitë për tërheqje të investimeve”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi potencuan se fillimi i ndërtimit të kësaj zone e demonstron angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për tërheqje të investimeve të drejtpërdrejta të huaja duke u ofruar investitorëve mundësi të volitshme.

“Fakti që ZZHIT Tetovë ndodhet drejtpërdrejtë afër Korridorit 8, në mënyrë plotësuese e rriti atraktivitetin e këtij lokacioni për investitorët potencialë”, deklaroi Peshevski.

Ai përkujtoi se Maqedonia nuk është vendi i parë ose i vetëm në botë e cila e shfrytëzon këtë model për tërheqje të investitorëve.

“Sipas statistikave të Bankës Botërore prej vitit 1970 deri sot numri i vendeve të cilat disponojnë me lloj të këtillë të zonave u rrit prej 30 në 120. Kështu që në botë ka mbi tre mijë zona të cilat punësojnë mbi 50 milionë njerëz”, tha Peshevski.

Vetëm në Amerikën Veriore ekzistojnë mbi 400 zona të lira ekonomike, ndërsa në Evropë ka rreth 170.

Zëvendëskryeministri Peshevski theksoi se nga ana e investitorëve veçmë është shfaqur interesim për menaxhim me zonat e lira ekonomike në Maqedoni sipas modelit të partneritetit publiko-privat. “Presim se në të ardhme të afërt me rimëkëmbjen e ekonomive botërore do të krijohen kushte edhe për realizim të planeve investuese të një numri të madh të kompanive të cilat kanë shfaqur interesim për investim në Maqedoni dhe me të cilët jemi në kontakt të përhershëm”, tha Peshevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *