Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvritet 31 vjeçari i punësuar në USHT

Vetëvritet 31 vjeçari i punësuar në USHT

3 qershor-
hpëtim Mahmuti ishte magjistër i shkencave filozofike dhe asistent në USHT. Kohën e fundit ai ishte angazhuar në zyrën për çështje arsimore pranë këtij universiteti.

Një vetëvrasje misterioze ka ndodhur sot në mesditë në afërsi të shkollës bujqësore në Tetovë. 31 vjeçari Shpëtim Mahmuti është vetëvrarë duke kërcyer nga kati i pestë.

Zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski ka theksuar për se vetëvrasja ka ndodhur rreth orës 12.30, kur personi Shpetim.M ka kërcyer nga kati i pestë i një konvikti pranë shkollës bujqësore në rrugën Ilindenska në Tetovë.

Sipas dëshmitarëve okularë, viktima kishte pyetur kalimtarët përreth për një banesë me qira në katet më të larta. SPB e Tetovës deri tani nuk bën të ditur motivet se këtij rasti, duke mos saktësuar se bëhet fjalë për vetëvrasje apo ndonjë ndodhi tjetër që mund të kishte pësuar viktima. Shpëtim Mahmuti ishte magjistër i shkencave filozofike dhe asistent në USHT. Kohën e fundit ai ishte angazhuar në zyrën për çështje arsimore pranë këtij universiteti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *