Home / Lajme / Maqedoni / Viktimat nga aksidentet rrugore sikur në luftë

Viktimat nga aksidentet rrugore sikur në luftë

23 qershor-

Në Maqedoni shumë persona kanë humbur jetën para kohe si pasojë e aksidenteve në rrugë. Në dhjetë vitet e fundit kanë ndodhur 1.317 aksidente në të cilët ka pasur viktima, ku kanë gjetur vdekjen 1.496 persona. 87 nga viktimat kanë qenë fëmijë të moshës së mitur.

Në Maqedoni shumë persona kanë humbur jetën para kohe si pasojë e aksidenteve në rrugë. Në dhjetë vitet e fundit kanë ndodhur 1.317 aksidente në të cilët ka pasur viktima, ku kanë gjetur vdekjen 1.496 persona. 87 nga viktimat kanë qenë fëmijë.

Aksidentet edhe gjatë dy viteve të kaluar kanë qenë të shumtë, aq sa brenda në një dite në të gjithë vendin kanë ndodhur më shumë se tragjedi në rrugë. Pa dyshim që numri i lartë i aksidenteve është reflektuar edhe në numrin e viktimave të shkaktuara, edhe pse policia deklaron se një nga shkaqet e aksidenteve të shumta të ndodhura është shtimi i numrit të makinave.

Sipas, ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, rezulton se gjatë dy viteve të fundit kanë ndodhur gjithsej 304 aksidente, nga këta 322 të vrarë dhe më shumë të plagosur. “Në dy vitet e fundit, katër herë e gjysmë kemi pasur viktima më shumë në rrugët e Maqedonisë, sesa nga veprat kriminale, gjegjësisht nga vrasjet”, deklaroi ministrja Jankullovska në një prezantim të saj para mediave.

Në Maqedoni shumë persona kanë humbur jetën para kohe si pasojë e aksidenteve në rrugë. Në dhjetë vitet e fundit kanë ndodhur 1.317 aksidente në të cilët ka pasur viktima, ku kanë gjetur vdekjen 1.496 persona. 87 nga viktimat kanë qenë fëmijë të moshës së mitur.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë shtuar angazhimin e tyre duke garantuar një shërbim me efiçencës së lartë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, në disiplinimin e trafikut rrugor, rritjen e sigurisë gjatë lëvizjes se njerëzve si dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore. /INA/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *