Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhin edhe nga karrocat e invalideve

Vjedhin edhe nga karrocat e invalideve

14 qershor-
“Fondi për sigurim shëndetësor I Maqedonisë do ti forcojë kontrollet mbi këto çështje; do të rishikojë më shumë mundësinë për dhënien e karrocave për invalidë dhe pelenave. Kontrollet sa i takon pushimeve mjekësore do të fillojnë nga mjekët e familjes, specialistët dhe komisionet e mjekëve”, u shpreh Branko Axhigogov, zëdhënës i Fondit për sigurim shëndetësor

Institucionet shëndetësore gjatë muajve të fundit iu kanë dhënë karroca invalidësh edhe pacientëve të cilët nuk kanë pasur nevojë për to. Kjo i ka kushtuar fondit për sigurim shëndetësor 100 milion euro; 30% më shumë se sa vitin e shkuar. Me këtë informacion për keqpërdorim doli sot Fondi për sigurim shëndetësor që tha se në një qytet janë konstatuar personat të cilët pa nevojë kanë marrë këto karroca dhe kanë filluar t’i kthejnë ato. Dyshohet edhe për keqpërdorime në dhënien pa nevojë të pushimeve mjekësore. Për gjitha këto çështje nga fondi paralajmërojnë kontrolle të përforcuara në terren.
“Fondi për sigurim shëndetësor I Maqedonisë do ti forcojë kontrollet mbi këto çështje; do të rishikojë më shumë mundësinë për dhënien e karrocave për invalidë dhe pelenave. Kontrollet sa i takon pushimeve mjekësore do të fillojnë nga mjekët e familjes, specialistët dhe komisionet e mjekëve”, u shpreh Branko Axhigogov, zëdhënës i Fondit për sigurim shëndetësor.
Atje ku do të vërtetohen dyshimet për keqpërdorim do të pasojnë edhe sanksione. Në listën për shkarkim të fondit për sigurim shëndetësor janë dy ekipe drejtorësh të institucioneve shëndetësore, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë. Arsyet për shkarkimin e tyre janë mos respektimi i marrëveshjeve kolektive.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *