Home / Sport / Yjet që mund të shkëlqejnë

Yjet që mund të shkëlqejnë

Buffon, Messi, Cristiano Ronaldo, Ribery, Kaka, Sneijder, Drogba, Eto’o, Rooney e David Villa. Janë këta fenomenët që, përpos titullit të kampionit, do të luajnë për ‘preminë’ e futbollistit më të mirë të Botërorit 2010. Dhe, është e vështirë të thuhet, ndoshta edhe e pamundur, që së paku njëri nga këta fenomenë të mos jetë pjesë e finales së 11 korrikut në Soccer City të Johannesburgut.

Botërori i futbollit nuk është luajtur kurrë më parë në Afrikë. Njerëzit e këtij kontinenti do ta kenë mundësinë që t’i shohin më nga afër fenomenët e futbollit botëror. Përpos ekipit më të fortë, Botërori 2010 do ta ketë edhe yllin që do të shndrisë më së shumti.

Aty është njeriu më i mirë i Evropës, që megjithatë nuk ia ka dalë ende që ta shfaqë talentin e tij edhe në Kombëtare: Lionel Messi. Është hija e tij e parë absolute: Cristiano Ronaldo. Është hija e tij e dytë: Wayne Rooney.

Është njeriu që e fitoi këtë kompeticion katër vjet më parë, por që dëshiron të jetë aty sërish: Gigi Buffon. Po ashtu, është edhe ylli francez që ende ndihet në siklet që nuk mundi të jetë në finale të Ligës së Kampionëve: Franck Ribery.

Është ai që e pret një ngritje pas një sezoni anonim dhe humbës: Kaka. Ai që megjithatë u shndërrua nga një lojtar jo shumë i rëndësishëm te një ekip në një lider te një ekip tjetër: Wesley Sneijder. Është kampioni i forcës dhe i golit, por për momentin i lënduar, që luan pothuajse në shtëpi: Didier Drogba.

Është kampioni i modestisë (jo mendjemadhësisë): Samuel Eto’o, edhe ai ndër ‘mikpritësit’ e këtij evenimenti. Dhe në fund, kampioni që ka nevojë ta demonstrojë vlerën e tij në një Kombëtare të mbushur me talentë absolutë: David Villa. Këta janë dhjetë yjet e Afrikës së Jugut 2010.

Ata bashkohen në një udhëtim fantastik, që filloi të premten (11 qershor), dhe, duket e vështirë, ndoshta edhe e pamundur që së paku njëri prej këtyre dhjetë yjeve të mos jetë pjesë e natës së 11 korrikut në Soccer City të Johannesburg në finalen e Botërorit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *