Home / Lajme / Maqedoni / Zamir Dika rektor i ri i UEJL

Zamir Dika rektor i ri i UEJL

8 qershor-
Rektori i ri, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të parë të UEJL, akademik Alajdin Abazi, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoni.

Në një mbledhje të veçantë, sot me votim të fshehtë, në raundin e parë zgjedhor, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin Prof.dr. Zamir Dikës që në katër vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin. Rektori i ri, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të parë të UEJL, akademik Alajdin Abazi, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoni.

Rektori i ri u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL.

Duhet theksuar se konkursi për rektor të ri të UEJL ka qenë i hapur deri më 26 shkurt të këtij viti, duke përfshirë edhe disa kërkesa thelbësore për këtë pozitë: thirrje akademike – profesor ordinar të pranuar nga shteti, përvojë menaxheriale (sipas mundësisë të jetë fituar në universitet), entuziazëm për zhvillimin e misionit të dallueshëm të UEJL dhe duke u dhënë përparësi kandidatëve që i njohin gjuhët që përdoren në nivel të Universitetit si: gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *