Home / Sport / Zelanda e Re shtang kampionët, 1-1 kundër Italisë

Zelanda e Re shtang kampionët, 1-1 kundër Italisë

Kampionati Botëror “Afrikë e Jugut 2010” vazhdon të dhurojë surpriza pafund. Këtë herë surprizën Zelanda e Re, e cila arriti një barazim historik 1-1 përballë Italisë kampione Bote në fuqi.

Me të parin rast të paraqitur, oqeanikët kaluan në avantazh në minutën e 7-të. Shtatlarti Smeltz përfiton nga një gabim i kapitenit Kanavaro në qendër të mbrojtjes, duke mos i lënë mundësi portierit Marketi të reagojë.

Në minutën e 28-të, Daniele de Rosi fiton një penallti, e cila kthehet në gol nga Vincenco Jakuinta. Më pas, De Rosi provon sërish nga jashtë zone, por portieri Paston shpëton Zelandën nga pësimi i golit të dytë. Katër herë kampionët e globit rrezikojnë edhe një herë në pjesën e parë me anë të Montolivios, i cili godet shtyllën.

Tekniku Marcelo Lipi e fillon me dy zëvendësime pjesën e dytë, duke nxjerrë nga loja Xhilardinon dhe Pepen dhe futur Di Natalen dhe Kamoranezin. Edhe me këto zëvendësime, Italia nuk arriti dot të thyejë mbrojtjen hermetike të Zelandës së Re.

Kjo përfaqësuese regjistron një barazim historik, i dyti në këtë Botëror, aq sa edhe Italia. Ndërkohë, grupi udhëhiqet nga Paraguai me 4 pikë, i cili arriti të fitojë sot 2-0 përballë Sllovakisë. Në ndeshjen e fundit Italia do të ndeshet me Sllovakinë, ndërsa sfida tjetër zhvillohet mes Paraguait dhe Zelandës së Re.

E vetmja rrugë për kualifikimin e Italisë për në 16-she është fitorja në ndeshjen e fundit, në të kundërt, edhe një rezultat pozitiv i Zelandës së Re kundër Paraguait mund të bënte çudinë në grupin F.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *