Home / Sport / Zyrtare: Alegri, trajneri i ri i Milanit

Zyrtare: Alegri, trajneri i ri i Milanit

Ish-tekniku i Kaljarit ka nënshkruar paraditen e sotme me klubin kuqezi dhe pritet të bëjë prezantimin zyrtar më 20 korrik.

Alegri dhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, janë takuar sot paradite në zyrat e klubit, ku kanë nënshkruar marrëveshjen që e lidh teknikun dy vite me shoqërinë nga Milano. Gjithashtu, u zgjidhën të gjitha çështjet kontraktuale me Kaljarin si dhe ato që kanë të bëjnë me stafin ndihmës. Prezantimi zyrtar i trajnerit të ri do të bëhet më 20 korrik.

Lajmi i bë i ditur nga vetë klubi nga Milano, nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e internetit. “A.C. Milan njofton se Masimiljano Alegri është trajneri i ri i skuadrës së parë dhe ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2012”, thuhet në lajmërimin e klubit kuqezi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *