Home / Sport / ‘3 musketjerët’ që kanë fituar gjithçka

‘3 musketjerët’ që kanë fituar gjithçka

Tre yjet e Barcelonës kanë arritur të fitojnë gjithçka deri në këto momente duke u konfirmuar si treshja më e suksesshme në botë.

Ksavi, Iniesta dhe Karles Pujol, kanë arritur të renditen mes katërmbëdhjetë lojtarëve më të mirë evropianë, të cilët kanë fituar të gjithë titujt në futboll.

Në listën e përzgjedhur bëjnë pjesë tetë lojtarë gjermanë dhe tre francezë të brezave të ndryshëm. Suksesi i fundit i treshes katalanasve ishte ai i fitimit të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut më 11 korrik të këtij viti.

Historia e suksesit për “tre musketjerët” e Barcelonës e ka fillimin që në vitet e tyre të para si futbollistë profesionistë. Ksavi fitoi “FIFA U-20” në 1999-ën dhe së bashku me Pujolin, kanë varur medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Sidneit në vitin 2000.

Në trofetë për klube ata kanë arritur që të fitojnë gjithçka me Barcelonën në vitin 2008. Po në këtë vit ata arritën të fitojnë edhe kampionatin Evropian me përfaqëuesen e Spanjës.

Në krye të listës së fituesve më të mirë qëndron legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, që ka fituar çdo trofe në arenën futbollistike.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *