Home / Sport / Afrika e Jugut, sot finalja e vogël Uruguaj-Gjermani

Afrika e Jugut, sot finalja e vogël Uruguaj-Gjermani

Në Afrikën e Jugut stadiumi Port Elizabet pret sot në mbrëmje ndeshjen Uruguaj-Gjermani për të fituar vendin e tretë në këtë botëror.

Trajneri i Uruguajit Oskar Uashington Taba-rez ka paralajmëruar Gjermaninë se skuadra e tij “do të luftojë deri në vdekje” në finalen e sotme për vendin e tretë

Pasi humbën shansin për finalen e madhe, përplasja e sotme mes këtyre dy skuadrave duket si një miqësore për lavdi. “Po, vendi i katërt nuk është i njëjtë me të tjerët, – u shpreh trajneri Tabarez. – Do të zbresim në fushë me të njëjtin entuziazëm si gjithnjë. Jemi përgatitur për të luftuar deri në vdekje”, shtoi ai. Uruguaji u mund 3-2 nga Holanda në gjysmëfinale, ndërsa Gjermania u nxorr jashtë nga Spanja pas humbjes 0-1. E megjithatë, asnjë nga skuadrat nuk pranon të dorëzohet në prag të takimit të sotëm.

“Për ne, Kupa e Botës mund të konsiderohet gjithçka përveçse e mbyllur, – tha menaxheri i kombëtares gjermane Oliver Bierhof. – Do të jemi 100 % të përqendruar në këtë ndeshje dhe duam të luajmë me të njëjtën freski si në takimet e mëparshme”. Tabarez shton: “Për momentin Uruguaji dhe Gjermania e kanë siguruar vendin e katërt, por ne duam të zëmë vendin e tretë. E di që Gjermania do të jetë shumë e vështirë, kështu që duhet të luftojmë shumë për të fituar”.

Për Uruguajin është në dyshim sulmuesi Diego Forlan, autor i 4 golave në këtë Botëror. Ai pësoi një dëmtim në gjysmëfinalen ndaj Holandës, por gjithsesi, i gatshëm është Luis Suaraez.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *